GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sylvinho: Kemi grup të vëshirë, ja objektivi që kemi…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sylvinho: Kemi grup të vëshirë, ja objektivi që kemi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Junior ose i njohur si Sylvinho ka folur për “Radio Marca” në Spanjë, ku ka treguar ecurinë e punës së tij në muajt që është në krye të stolit të kuqezinjve.

Braziliani tregon për kontaktet me FSHF-në, klimën e mirë që gjeti në ekip dhe lojtarët që bëjnë pjesë në elitën e futbollit evropian.

Sylvinho, 49-vjeç, e di që do duhet të kualifikohet në Euro 2024, me kuqezinjtë që në grupin E mbajnë vendin e dytë dhe kanë dy ndeshje të forta në shtator.

“Presidenti i FSHF më tha se ishte një mundësi për të qenë unë trajneri i Shqipërisë. Folëm, biseduam së bashku dhe vendosa që t’i bashkohem kësaj Kombëtare.

Gjërat po na shkojnë mirë deri tani, kemi marrë disa rezultate të mira dhe ka shumë entuziazëm për të ardhmen. Ndryshon shumë drejtimi i një ekipi nga i një kombëtare.

Por Tite më ka mësuar shumë në kohën kur isha me të te  Brazili. Duhet të shkosh te lojtarët që t’i takosh, t’i ndjekësh në çdo moment, ka shumë takime dhe gjëra të tilla”, tha fillimisht Sylvinho.

Trajneri kuqezi tregon klimën në Kombëtare, komunikimin me lojtarët dhe objektivin që është kualifikimi në Europian, kjo duke dalë në dy vendet e para të grupit E.

“Te Kombëtarja jonë, lojtarët flasin anglisht ose italisht, kështu që komunikimi është i lehtë për mua. Lojtarët tanë janë shumë të mirë, luajnë në nivele të larta të futbollit në Europë.

Grupi është i vështirë, por objektivi ynë është kualifikimi në Europian, do të vendoset në ndeshjet e fundit.

Ne shpresojmë, por do të jetë e vështirë, grupi është shumë i ekuilibruar. Megjithatë jam vërtet shumë i kënaqur, lojtarët e mi janë të fortë”, tha 49-vjeçari.

Braziliani komenton edhe dëmtimet e Brojës dhe Kumbullës, teksa tregon se ambienti i punës në Shqipëri është i qetë.

“Vetëm pak mëkat për Kumbullën dhe Brojën për shkak të dëmtimeve të tyre. Kemi palestër, fusha të reja futbolli, mundësi për të shkuar dhe për t’i takuar lojtarët. Ka shumë qetësi në bërjen e punës dhe njëkohësisht kemi gjithçka na nevojitet”, tha trajneri mes të tjerash.

Lajme të lidhura

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos
Sport

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet
Sport

Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

13:41 - 30/09/26
Para
Kjo është shenja e Horoskopit mashkullore më besnike

Kjo është shenja e Horoskopit mashkullore më besnike

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja pritet të shpallin në samitin e tetorit një partneritet të ri dhe më të gjerë, që...

Lexo më shumë
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com