GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Butrinti”, Zhupa: Qeveria po fsheh të vërtetën

13:53 - 08/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Butrinti”, Zhupa: Qeveria po fsheh të vërtetën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate Ina Zhupa publikoi sot një shkresë me shkrim dore, pa firmë e vulë, pa datë e pa numër protokolli, që është depozituar nga Këshilli i Ministrave në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me ccështjen “Butrinti”, e cila po shqyrtohet nga kjo gjykatë.

Zhupa tha se kjo copë letër i sillet Gjykatës Kushtetuese, nivelit gjyqësor më të lartë në Republikën e Shqipëerisë dhe shkruan:  “kërkesa mbi komente për draft ligjin është bërë me email. Ky email nuk gjendet për shkak të mbylljes së llogarive të punonjësve pas largimeve nga puna”.

“Kjo copë letër, që si duket është sjellë nga pakujdesia prej Këshillit të Ministrave ose nga çmenduria e një administratë që nuk kupton rëndësinë e procesit kushtetues, nuk kupton rëndësinë e Unesco-s, rëndësinē e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dhe rëndësinë e palëve si Presidenti, Deputetët, KLSH, Avokat i Popullit.

Kjo copë letër “zyrtare” tregon mungesën e seriozitetit të sistemit qeverisës së shtetit, trajtimin aspak profesional të komunikimeve shtetërore zyrtare me organizmat ndërkombëtarë, por dhe humbjen e dokumentave zyrtare, mospasjen e informacioneve të sakta nga UNESCO.

Nga ana tjetër një përpjekje më shumë për të fshehur informacion. Kjo sepse edhe sikur llogaritë e emailit të personave, ish funksionarë publikë të larguar, të jenë mbyllur, sërish përmbajtja e tyre mund të gjenerohet nga sistemi gov.al që administrohet, ruhet nga AKSHI. Janë dhënë miliona euro për qeverisjen dhe sistemet elektronike që në fund të humbnim komunikimet zyrtare me UNESCO?!

Një meme e gatshme e mënyrës si funksionon qeveria shqiptare, dhe njē rrethanë apsak e këndshme, del në pah përpara Gjykatës Kushtetuese dhe opinionit publik mangësitë që kemi nga informacionet e paraqitura nga qeveria në lidhje me gjithë praktikën e ndjekur për të dhënë me koncesion Butrintit për 10 vjet.

Për Butrintin po fshihet e vërteta sepse çdo gjë është kundër atyre që e kanë dhënë dhe atyre që e kanë marrë.

Si bashkëpunëtore në krim qeveria nuk sjell dokumentat zyrtare, kurse AADF nuk vjen si palë në procesin gjyqësor. Por tē jenë të sigurt që çdo marifet nuk i shpëton dot nga antikushtetueshmëria”, tha Zhupa.

Etiketa: butrintiDenoncimiZhupa

Lajme të lidhura

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)
Aktualitet

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro
Breaking Views

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26
Para
Operacion anti-drogë në Itali, në pranga 2 shqiptarët, sekuestrohen kokainë dhe mijëra euro

Habit shqiptari, telefonon policinë dhe bën kërkesën e pazakontë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26

Në një takim të radhës me socialistët në njësinë numër 12, (Dajt, Edi Rama la prorosi për më shumë organizim...

Lexo më shumë
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26
Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro “shkelja”- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro “shkelja”- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

12:30 - 04/04/26
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com