GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Kontratat PPP, gangrena e buxhetit spitalor! Morën 14% të fondeve më 2022

07:46 - 09/08/23
në Ekonomi, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kontratat PPP, gangrena e buxhetit spitalor! Morën 14% të fondeve më 2022
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatura e koncesioneve në shëndetësi po gangrenizon vit pas viti buxhetin e shërbimit spitalor, i cili në vend që kanalizohet për shërbimet themelore dhe burimet njerëzore, gjithnjë e më shumë po bie pre e abuzimeve nga keq-menaxhimi i kontratave.

Të dhënat zyrave nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore tregojnë në vitin e kaluar, fondet për shërbimin spitalor arritën në 29,4 miliardë lekë, por sasia e parave që shkoi për financimin e tre kontratave PPP arriti në 4,1 miliardë lekë ose 14 për qind e buxhetit spitalor.

Kosto e kontratave me PPP kaloi ndjeshëm vlerën e shërbimeve parësore spitalore. P.sh. të dhënat tregojnë se kosto e barnave për spitalet ishte 3,6 miliardë lekë ose rreth 13 për qind më e ulët se fondet e PPP-ve në shërbimin spitalor.

Në shërbimin spitalor janë në funksion tre kontrata PPP, ajo e sterilizimit, dializës dhe laboratorit. Në vitin 2022 kontratat e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale u financua me 1,7 miliardë lekë, e Dializës me 835 milionë lekë dhe e Laboratorit me 1,6 miliardë lekë.

Për dy PPP-të e laboratorit dhe sterilizimit, vlera e financimit ka tejkaluar parashikimet fillestare, teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shumë abuzime gjatë zbatimit të tyre. Në vitin 2021, kontratat me PPP në shëndetësi morën 3,4 miliardë lekë financime, ose 12 për qind të fondit total për spitalet.

Fondet për shërbimin spitalor erdhën në rritje vitet e fundit pas pandemisë po pesha e koncesioneve ka ardhur në rritje me të shpejtë. Kjo për shkak se tashmë ka hyrë në fuqi edhe kontratat e shërbimit laboratorik, teksa te tria bashke me dializën dhe sterilizimin po marrin fonde përtej planifikimeve.

Shpenzimet më të mëdha në shërbimin spitalor bëhen për Qendrën Universitare “Nenë Tereza”. Mjekët pohojnë se disa shërbime mund të bien shumë shpejt në kolaps pasi prej vitesh nuk janë hapur specializime në kirurgji për disa profile.

Ashtu si edhe inceneratorët kontratat PPP në Shëndetësi janë bërë në një seri shkeljesh ligjore, aq sa Transparency international i renditi si raste madhore të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, ndërsa disa prej tyre janë tashmë në hetim nga SPAK.

Në strukturën e shpenzimeve për sektorin publik të shëndetësisë, peshën specifike më të madhe e zënë shpenzimet e shërbimit spitalor me 56%, ndjekur nga shpenzimet për rimbursimin e barnave e pajisjeve mjekësore me 22%, shpenzimet e kujdesit parësor (financimi i QSH e kontrolli mjekësor bazë) me 20%, shpenzimet administrative (pagat e shpërblimet, sigurimet shoqërore-shëndetësore, mallra e shërbime)./ MONITOR

Etiketa: gangrena e buxhetit spitalorkontratat PPP

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem
Botë

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25
Para
Numri i degëve të bankave bie përsëri, niveli më i ulët në 16 vjet

Numri i degëve të bankave bie përsëri, niveli më i ulët në 16 vjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet
Sport

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

Barcelona ka marrë një fitore “bombastike” përballë Real Betis, duke i dhënë fund kritikave për mungesën e konsistencës. Të besuarit...

Lexo më shumë
Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com