GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

VOA: Gjendja e medias në Shqipëri dhe Kosovë është përkeqësuar

08:15 - 09/08/23
në Lajme, Shqiperi
Kohë leximi: 2 min
A A
VOA: Gjendja e medias në Shqipëri dhe Kosovë është përkeqësuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjendja e medias në Shqipëri dhe Kosovë gjatë viteve të fundit është përkeqësuar, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, Lindita Camaj, profesore e gazetarisë në Fakultetin e Komunikimit në Universitetin e Hjustonit, e cila është duke zhvilluar një studim mbi situatën e shtypit në këto dy vende.

Ndër problemet kryesore ajo rendit vështirësitë e gazetarëve në qasjen ndaj informacionit dhe dokumenteve zyrtare.

“Në hulumtimin tonë po shohim mënyrën se si televizionet kombëtare në Shqipëri raportojnë lajmet e mbrëmjes. Dy të tretat e lajmeve në Shqipëri kanë një burim dhe janë të njëanshme, që është pak a shumë alarmuese”, thotë ajo.

Sipas studimit, në Shqipëri, qeveria është burim kryesor i lajmit për televizionet.

“Kjo tregon se edhe pse kemi pluralitet të medias, lajmet raportohen të njëanshme, nuk ka pluralizëm të burimeve në raportimin e lajmit. Kjo është problematikë pasi nuk ka larmi zërash apo qasjesh që çojnë në perspektiva të ndryshme. Perspektiva vjen kryesisht nga qeveria apo pushteti dhe kjo është problematike”, shprehet zonja Camaj.

Sfidë për të dyja vendet, mbetet lufta ndaj korrupsionit dhe mungesa e llogaridhënies nga zyrtarët publik. E pyetur mbi rolin e medias për të ndërgjegjësuar opinionin publik mbi këto çështje, profesorja Camaj vuri në dukje mungesën e hulumtimeve investigative në Shqipëri dhe Kosovë.

“Vetëm një numër i kufizuar mediash kryejnë gazetari investigative dhe aty është ajo problematika e korrupsionit, dhe përsëri janë problematika që kanë të bëjnë me mënyrën si menaxhohen mediat dhe qasjen ndaj informacionit. Duhet të theksoj, një rast nga Kosova, që vjen nga BIRN apo Kallxo.com që është model i raportimit të korrupsionit”, tha ajo.

Lidhur me televizionin Klan Kosova, zonja Camaj tha se mirëpriste vendimin e Gjykatës Komerciale në Kosovë për të të shtyrë zbatimin e vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së këtij televizioni, por tha se ky rast mund të ndikim tek liria e medias.

“Mendoj se mund të ketë pasoja të dëmshme për lirinë e shtypit në vend, mënyrën se si qeveria mund ta shfrytëzojë fuqinë e saj për t’i mbyllur gojën mediave dhe gazetarëve që janë kritik ndaj qeverisë. Mënyra se si qeveria është marrë me këtë rast ka qenë e përshpejtuar dhe shihet deri diku si vendim politik dhe nuk ka të bëjë me çështjet që janë theksuar, pra regjistrimi. Është alarmante se si qeveria mund të shfrytëzojë pozicionin e saj për të bërë presion ndaj medias, presion ekonomik dhe politik, ndaj mediave që janë kritike”, theksoi ajo.

Etiketa: gjendja e mediasVOA

Lajme të lidhura

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Para
Përloti të gjithë, Luizi bën gjestin e mrekullueshëm (VIDEO)

Përloti të gjithë, Luizi bën gjestin e mrekullueshëm (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Lexo më shumë
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com