GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Qeveria rimori nga fermerët 16 mln euro prej rikthimit të TVSH-së

në Ekonomi, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria rimori nga fermerët 16 mln euro prej rikthimit të TVSH-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Heqja e përjashtimeve fiskale në sektorin e bujqësisë vitin e kaluar çoi në buxhetin e shtetit rreh 1, 7 miliardë (16 mln euro të ardhura shtesë). Sipas të dhënave nga Ministria e Financave 0,9 miliardë lekë u arkëtuan nga eliminimi i skemës së kompensimit të prodhuesit bujqësor nga 6 % në 0%, ndërsa 0,8 miliardë lekë u arkëtuan nga rikthimi i TVSh në inputet bujqësore.

Në paketën fiskale të vitit 2022 parlamenti miratoi vendosjen e TVSH-së prej 10% në inputet bujqësore të cilat më parë ishin te përjashtuara tërësisht nga TVSH në vitin 2019. Gjithashtu u vendos të hiqej kreditimi i TVSh-se ndaj fermerëve, duke u bërë zero, nga 6% që ishte.

Të dhënat tregojnë se vetëm nga këto dy ndryshime qeveria ka siguruar të ardhura shtesë prej fermerëve nga heqja e përjashtimeve, sa gjysma e fondeve që janë dhënë këtë vit për bujqësinë nga skema kombëtare.

Qeveria këtë vit ka dhënë 3,3 miliardë lekë subvencione, ku gati 51 për qind janë gjeneruar nga barra e re fiskale ndaj sektorit bujqësor.

Shuma prej 30 milionë eurosh që do të ndahet këtë vit në mes blegtorëve, bletarëve, fermerëve të serave dhe atyre që ndërtojnë sera organike.

Këtë vit aplikimet për subvencione sidomos në skemën e blegtorisë kanë qenë më të larta, teksa AZHBR po aplikon pagesa më këste pasi aplikimet janë më të larta se fondet në dispozicion.

Në 2022 mbështetja nëpërmjet skemës kombëtare të bujqësisë arriti në vlerën e 4,9 miliardë lekëve për 5 masa. Fillimisht fondi i miratuar ishte 3,7 miliardë lekë, duke iu shtuar edhe 1,2 miliardë lekë në mesin e vitit për zbatimin e masës së re për dhënien e subvencioneve direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për ha të atyre fermerëve që kultivonin grurë në hapësira mbi 1 ha.

Sektori bujqësor në vendin tonë vuan nga mungesa e mbështetjes financiare. Shqipëria ofron mbështetjen më të ulët në Rajon për fermerët, teksa shërbimet e tjera financiare në bujqësi janë tërësisht të pazhvilluara.

Përveçse me në shuma të vogla, procesi i shpërndarjes së subvencioneve shpesh është i padrejtë dhe nuk shkon aty ku duhet. Një hetim nga Zyra kundër mashtrimit në BE (OLAF) zbuloi abuzime me fondet e BE për bujqësinë nga programi IPARD duke marrë masa për pezullimin e shpenzimeve të radhës.

Sektori i bujqësisë është më i madhi në ekonominë e vendit duke kontribuar në 20% të PBB dhe në rreth 40 për qind të punësimit, por ka mbështetjen me të ulët me fonde publike ne krahasim me sektorët e tjerë./Monitor

Etiketa: bujqesi

Lajme të lidhura

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina”
Aktualitet

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina”

12:46 - 13/05/26
Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalon, ndërsa Shqipëria e ka importues kryesor
Aktualitet

Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalon, ndërsa Shqipëria e ka importues kryesor

10:31 - 13/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:04 - 13/05/26
Para
Vrasja brutale e 29-vjeçarit grek, kapen dhe 5 kroatë të tjerë

Vrasja brutale e 29-vjeçarit grek, kapen dhe 5 kroatë të tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës
Aktualitet

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës

13:10 - 13/05/26

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar një hotel 6-katësh të quajtur “Oasis”, në pronësi të Alqi Papa. Gazetarja Klodiana Lala raporton...

Lexo më shumë
IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina”

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina”

12:46 - 13/05/26

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

12:34 - 13/05/26
Ngacmimi seksual i kirurgut/ Flet avokatja e 21-vjeçares: Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh

Ngacmimi seksual i kirurgut/ Flet avokatja e 21-vjeçares: Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh

12:10 - 13/05/26
‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

11:22 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com