GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Na ka pushtuar narko-euro, po pastrohen para me ndërtimet

11:53 - 09/08/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Na ka pushtuar narko-euro, po pastrohen para me ndërtimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha tha se nga raportet Lek-Euro përfitojnë vetëm oligarkët, ndërsa theksoi se banka e Shqipërisë është e pafuqishme përballë narko-euros, duke iu referuar zhvlerësimit të monedhës europiane në raport me Lekun.

Berisha tha se janë narko-eurot që kanë pushtuar tregun, ndërsa akuzoi Qeverinë se ka favorizuar këtë fenomen.

“Shqipëria është e para në Europë në sektorin e ndërtimit, ndërsa vetën në Tiranë janë 3 mln metra katror ndërtime, kur nevoja vjetore është 1 mln metra katror.

Tirana është kthyer në lavatricen e pastrimit të parave të drogës në sektorin e ndërtimeve”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri paralajmëroi se vendin e pret një rrokullisje e madhe, nëse nuk shkohet në thelbin e problemit që është narko-euro.

“Narko-euro shuan gjithçka tjetër, të gjitha kursimet e qytetarëve në euro janë zhvlerësuar në mënyrë dramatike. Të gjithë ata që kanë depozituar kursimet e tyre në euro, sot i kanë 10 % më pak”, tha Berisha.

Berisha tha se kjo që po ndodh me Euron në Shqipëri është një goditje shumë të rëndë e prodhimit, për aq sa eksportet janë motori i fuqishëm i tij.

“Janë debate të shumta dhe normale, mbi këtë situatë të zhvlerësimit të pamëshirë të monedhës evropiane, dhe të forcimit jashtë të çdo lloj logjike të lekut shqiptar.

Nuk ka diskutim se leku është një simbol kombëtar dhe si i tillë forcimi i tij duhet të jetë çështje krenarie, por në këtë rast është një çështje turpi kombëtar. Kjo sepse ata të cilët përfitojnë nga ky raport i krijuar lekë-euro dhe euro-lek janë narkoqeveritarët dhe narkotrafikatët.

Nga ky raport goditen në masë qindra dhe mijëra familje shqiptare që mbyllin ditën dhe muajt me të ardhurat e tyre në sipërmarrje që eksportojnë.

Nga ky raport goditet mbi 30% e popullatës shqiptare e cila jeton, përballon ditën me remitancat e rregullta që u dërgohen nga njerëzit e vet në emigracion dhe nja 40% të tjera që marrin herë pas here dhe i kanë pjesë të llogaritur të buxhetit.

Nga ky raport ata që përfitojnë janë përbindëshit e trafiqeve të drogës, të cilët fusin në Shqipëri euro me kontejner, kamionë, mikrobuzë, i mbajnë të groposura dhe i nxjerrin për ndërtime, i nxjerrin për të blerë më çmime stratosferike dhe bëjnë që ajo rritje ekonomike jo që të mos shoqërohet me një përmirësim të gjendjes ekonomike të familjeve të thjeshta shqiptare, por përkundrazi me një varfërim më të madh progresiv dhe ajo rritje të shkojë e tëra tek oligarkët dhe klanet e drogës”, tha Berisha.

Etiketa: berishaeuroKryesore1ndertime

Lajme të lidhura

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Qindra milionë euro abuzime me tenderat! SPAK nuk i ndahet Ballukut, nis hetimet mbi pasuritë e saj

11:17 - 18/02/26
Shqipëria e pambrojtur nga zjarret/ Punonjësit në kushte primitive, pa mjete dhe uniforma
Aktualitet

Shqipëria e pambrojtur nga zjarret/ Punonjësit në kushte primitive, pa mjete dhe uniforma

10:56 - 18/02/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasen dy makina, humb jetën një nga shoferët

10:07 - 18/02/26
Para
Shfrytëzonin fëmijët për të lypur, procedohen 5 persona

Shfrytëzonin fëmijët për të lypur, procedohen 5 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Qindra milionë euro abuzime me tenderat! SPAK nuk i ndahet Ballukut, nis hetimet mbi pasuritë e saj

11:17 - 18/02/26

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka intensifikuar hetimet për zv/kryeministren e pezulluar, Belinda Balluku. Burime...

Lexo më shumë
Shqipëria e pambrojtur nga zjarret/ Punonjësit në kushte primitive, pa mjete dhe uniforma

Shqipëria e pambrojtur nga zjarret/ Punonjësit në kushte primitive, pa mjete dhe uniforma

10:56 - 18/02/26
Kurti: Gjyqi në Hagë nuk e ndryshon dot të vërtetën, lufta e UÇK për liri e mbijetesë ishte e drejtë

Kurti: Gjyqi në Hagë nuk e ndryshon dot të vërtetën, lufta e UÇK për liri e mbijetesë ishte e drejtë

10:32 - 18/02/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasen dy makina, humb jetën një nga shoferët

10:07 - 18/02/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

Tragjike/ Konsumoi fotoksinë në banesë, ndërron jetë në spital 34-vjeçarja nga Fushë-Kruja

09:59 - 18/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com