GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Xavi gjen justifikimin: Do të jetë sezon i vështirë prej… stadiumit

19:14 - 09/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Xavi gjen justifikimin: Do të jetë sezon i vështirë prej… stadiumit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një stadium që ka qenë shumë larg kapacitetit të plotë, Barcelona ka zhvilluar miqësoren e fundit para nisjes së sezonit në La Liga këtë të diel.

Katalanasit kanë bërë prezantimin e tyre në atë që do të jetë shtëpia e re që nga sezoni 2023-2024, “Estadi Olimpic de Montjuic”, ndërsa trajneri Xavi ka prezantuar ekipin dhe ka shpallur objektivat për sezonin e ri.

Xavi e ka pranuar se 2023-2024 do të jetë një sezon delikat edhe për faktin se ekipi i tij do të mësohet të luajë në një stadium të ri, me “Camp Nou”-n që po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë.

“Ne kemi nevojë më shumë se asnjëherë tjetër për tifozët tanë. Që nga sezoni i ri do të luajmë në një stadium tjetër dhe nuk do të jetë e lehtë për ne. Do të na duhet pak kohë që të përshtatemi, ndaj tifozët do të jenë një ndihmë e madhe për ne.

Shpresojmë që t’i argëtojmë tifozët tanë dhe t’i dhurojmë emocione të mëdha, pasi nuk është e lehtë në një shtëpi të re”, tha Xavi.

Sa për objektivat me klubin, numri një i Barçës ka qenë i qartë. “Nuk dua të flas për një objektiv specifik, sepse për Barçën nuk ka një të tillë. Për ne të gjithë trofetë janë të rëndësishëm, ndaj do të kërkojmë të fitojmë gjithçka.

Nuk ka ndryshim në objektivat tanë, nuk ka prioritetet, çdo kompeticion është i rëndësishëm për ne”, tha Xavi.

Ndërkaq, duke folur për trofeun “Gamper” dhe suksesin ndaj Tottenham Hotspur (me rezultatin 4-2), trajneri deklaroi: “Jam i kënaqur me paraqitjen që kemi bërë. Natyrisht diçka më pak për golat e pësuar, por reagimi i skuadrës vlen shumë.

Megjithatë ndryshimet në formacion në pjesën e dytë kemi reaguar mjaft mirë dhe kemi arritur të përmbysim gjithçka. Kjo nuk do të thotë se puna jonë ka mbaruar. Kemi ende rrugë përpara”.

Takimi i parë i Barcelonës, në La Liga do të jetë kundër Getafe, në Madrid.

Etiketa: Barcelonastadiumixavi

Lajme të lidhura

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis
Sport

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq
Sport

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26
101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!
Sport

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26
Para
Ja kalendari i sezonit të ri të Seria A

Superkompjuteri përcakton fituesin e Serisë A

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com