Drejtuesit e kampionëve të Greqisë kanë lëshuar një deklaratë të veçantë pas përleshjes masive mes tifozëve të dy skuadrave, e cila përfundoi me vdekjen e një tifozi të “verdhezinjve”.
AEK është i bindur se selia europiane duhet të marrë menjëherë masa pas incidentit të tmerrshëm. Klubi grek është i bindur se tifozët kroatë kanë mbërritur në vend me një qëllim të vetëm, për të vrarë.
Për këtë arsye drejtuesit e AEK-ut kërkojnë dënimin më të ashpër për Dinamon Zagrebit dhe tifozët e saj.
AEK ka lëshuar një deklaratë të veçantë.
“Absolutisht e njëjta pyetje që emocionon tifozët tanë, siç e morëm vesh orët e fundit, na emocionon edhe ne: “Si ka mundësi që pas vrasjes barbare të Mihalis nga një grup tifozësh nga Kroacia, AEK-u të dalë në fushë dhe të luajë kundër kësaj skuadre?”
“A do të jenë disa nga vrasësit e tij në tribuna? A do të jenë bashkëpunëtorët e tyre atje duke festuar vrasjen me miqtë e tyre sot në mediat sociale? Ata që mallkojnë botën tonë dhe krenohen me vrasjen e kryer nga bashkëpunëtorët e tyre në krimin e organizuar?”
🕊️ Terminó con un muerto: UEFA suspendió partido por fatal enfrentamiento entre hinchas del 🇬🇷 AEK Athens y 🇭🇷 Dinamo Zagreb por Champions League. https://t.co/73M52S9eI4 pic.twitter.com/nSp8eDsLVF
— PrensaFútbol (@PrensaFutbol) August 9, 2023
“Kush po na detyron në fakt të luajmë atje, ndërsa gjaku i tifozit tonë të vrarë dhe të tjerëve të plagosur rëndë ende rrjedh? Kur të gjithë e dinë se ata që erdhën këtu për të vrarë janë pjesë përbërëse e organizatës me të cilën duhet të luajmë futboll?
A është më i rëndësishëm lobimi i kroatëve në UEFA se sa jetët njerëzore të marra nga vrasësit?”. “Dhe mirëqenia e futbollit evropian a kërkon që ne t’i detyrojmë lojtarët tanë të luajnë sikur asgjë të mos ketë ndodhur?”
07.08.2023, AEK Athens🇬🇷 vs BBB (Dinamo Zagreb🇭🇷), AEK run https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/GFU1DwWCj7
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) August 7, 2023
Ka vetëm një rrugë: Dënim i menjëhershëm dhe i rëndë tani! Kjo është ajo që pret botën e qytetëruar të futbollit evropian. Së bashku me AEK-un!”, ka shkruar AEK.
Discussion about this post