GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati ndaj Kalemit, autori dyshohet të ketë përdorur motor uji

16:47 - 10/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati ndaj Kalemit, autori dyshohet të ketë përdorur motor uji
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen të tjera detaje nga atentati ndaj biznesmenit Adriatik (Andrea) Kalemi nga Tepelena, i cili kishte shkuar të kalonte pushimet së bashku me familjen e tij në ishullin Pax të Greqisë. Persona të panjohur qëlluan në drejtim të tij me 14 plumba, dhjetë prej të cilëve i kanë prekur trupin. Ai ndodhet në spitalin e Janinës në gjendje të rëndë. Mësohet se Kalemi është djali i dajës së Aleksandër Sadikaj. Ky i fundit ndërroi jetë pasi makina e tij u hodh në erë me një sasi tritoli, teksa ishte duke lëvizur në dalje të Tiranës.

Ai është kërkuar të merret në pyetje në Shqipëri për vrasjen e një tjetër biznesmeni në dhjetor të vitit të shkuar. Bëhet fjalë për Edmond Papën, pasi Kalemi është parë i shoqëruar me dy persona të tjerë, të cilët dyshohen si autorë të krimit mafioz.

“Andrea Kalemin është djali i dajës së Aleksandër Sdikajt, ka qenë një ndër personat, i cili u dyshua si personi që mund të kishte dijeni për vrasjen e Edmond Papës, i cili u vra në dhjetor të vitit të kaluar. Është kërkuar që të merret në pyetje, sepse vazhdimisht ka qenë nën shoqërinë dy personave që janë akuzuar për vrasjen e Edmond Papës, përkatësisht Alban Velo dhe Andrea Bode.

Ky person kishte pak ditë, më saktë më 5 gusht që kishte kaluar drejt Greqisë me gruan dhe tre fëmijët. Ka kaluar në Kakavijë. Dyshohet se është qëlluar nga deti dhe personi mund të jetë afruar me një skaf ose me një motor uji. Sipas të dhënave të policisë greke, dyshohet se ky person ka udhëtuar nga Italia me qëllim eliminimin e tij. Është qëlluar 14 herë, dhjetë plumba e kanë goditur në trup dhe sipas të dhënave që disponojmë deri tani ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Janinës”, tha gazetarja Etleva Deliu.

Kjo e fundit thotë se nga të dhënat e siguruara deri më tani, ka dyshime se atentati mund të jetë bërë nga persona me pagesë, por megjithatë kjo “përgjigje” i përket hetimeve që do të kryhen për ngjarjen.

“Të gjithë të dhënat flasin për një atentat të dështuar, sepse autori/ët kanë synuar eliminimin fizik të tij, por deri tani është në gjendje të rëndë. Po përdoren vrasës me pagesë. Për rastin konkret nuk ka të dhëna se është shtetas i huaj, por dyshohet të jetë edhe shqiptar. Nga gjithë dinamikën e ngjarjes , dyshohet se mund të ketë qenë edhe një atentator me pagesë. Duke qenë se kishin informacion të saktë për largimin e tij nga Shqipëria, momentin e volitshëm për ta qëlluar mund të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë, sepse tashmë e kemi parë se si shkëmbehet informacioni mes grupeve kriminale. Në këtë rast flitet vetëm për ekzekutorin, por mund të ketë dhe informatorë.”, tha ajo.

E pyetur nëse ngjarje mund të lidhet me ekzekutimin e kushëririt të tij, Delia tha se asgjë nuk përjashtohet, por kjo mbetet një pikëpyetje, të cilën duhet ta sqarojnë autoritetet ligjore. “Kjo duhet të jetë një nga pistat, por nuk përjashtohen edhe ngjarje të tjera se ai mund të jetë i përfshirë, ashtu siç ishte vrasja e 2001 në Belgjikë. Ai ka qenë një person i dyshuar për vrasjen dy vëllezërve atje, por edhe aktiviteti që ka vijuar më vonë dhe nuk dihet nëse është përfshirë në ngjarje të jashtëligjshme”, shtoi ajo./ABC News

Etiketa: atentatyidetajetGreqikalemi

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Te Juve “zëre se s’ishte”, torinezët shesin ‘të padëshiruarin’

Te Juve “zëre se s’ishte”, torinezët shesin 'të padëshiruarin'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Lexo më shumë
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com