GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkarkohet nga detyra prokurori i Lezhës Bardhyl Shehu

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Shkarkohet nga detyra prokurori i Lezhës Bardhyl Shehu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori i Lezhës, Bardhyl Shehu nuk u paraqit të enjten në seancën e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Shehu, i cili mungoi edhe në seancën dëgjimore që u zhvillua për vettingun e tij të hënën më 7 gusht, u shkarkua nga KPK pasi trupa gjeti se ai nuk justifikonte pasuritë e vëna.

Procesi i rivlerësimit kalimtar për prokurorin Shehu u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Alma Faskaj.

Gjatë seancës dëgjimore Komisioni vuri në dukje se kishte gjetur gjatë hetimit pamundësi të prokurorit Bardhyl Shehu dhe bashkëshortes së tij për të krijuar pasuritë në vlera të mëdha që zotërojnë. KPK po ashtu ngriti dyshime për përfshirje të këtij subjekti në transaksione të paprovuara ligjërisht si dhe në deklarime të pasakta me qëllim justifikimin e burimeve të tyre.

Shehu që nuk u paraqit dhe as u përfaqësua me avokat në seancë, ndërsa një kërkesë e tij për shtyrje me pretendimin se ishte sëmurë nuk u konsiderua nga KPK që vijoi relatimin e rezultateve të hetimit administrativ.

Bardhyl Shehu e ka nisur karrierën në vitin 1985 dhe ka punuar për gati dy dekada si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2005 dhe punoi në Prokurorinë e Kurbinit. Pas miratimit të hartës së re gjyqësore, Shehu e ushtron funksionin në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Etiketa: Bardhyl Shehushkarkohet

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t
Aktualitet

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Para
Arrestohen policët për vdekjen e 27-vjeçarit

Arrestohen policët për vdekjen e 27-vjeçarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com