GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Courtois flet pas dëmtimit të rëndë: Do kthehem më i fortë

20:04 - 10/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Courtois flet pas dëmtimit të rëndë: Do kthehem më i fortë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thibaut Courtois ka postuar një status të ri në rrjetet e tij sociale në të cilin shihet tashmë me këmbën e fashuar pasi u dëmtua rëndë mëngjesin e sotëm. Fotoja në të cilën ai shihet në sallonin e shtëpisë së tij me këmbën ngritur, shoqërohet me një mesazh të portierit madrilen.

“Nuk prisja kurrë të kaloja diçka të tillë, por tani është koha ta pranoj dhe të bëj gjithçka për ta kapërcyer dhe për t’u rikthyer edhe më i fortë. Faleminderit të gjithëve për energjinë, dashurinë dhe inkurajimin, ju siguroj që më motivojnë që të shërohem sa më shpejt”, thotë belgu në llogarinë e tij në Instagram.

Alarmet ranë në stërvitjen e mëngjesit të sotëm. Portieri u desh të ndërpriste stërvitjen me një shqetësim në gjurin e majtë. Parandjenjat e këqija u konfirmuan pas analizave përkatëse: ligamenti i kryqëzuar i përparmë i gjurit ishte këputur.

Një pengesë e rëndë për Real Madridin, pasi belgu do t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të mungojë për rreth shtatë muaj. Me këtë pengesë, skuadra madrilene po mendon të hyjë në treg për të sjellë një zëvendësues të mirë. Janë disa emra që janë në balotazh: De Gea, Kepa, Bono…

Nuk kanë vonuar reagimet e shokëve të skuadrës , duke nisur nga kapiteni. “I gjithë ekipi, me ty deri në fund. Guxim dhe forcë Tibu. Shpresojmë të të shohim së shpejti dhe më të fortë se kurrë”, ka shkruar Nacho Fernández në rrjetet e tij sociale.

Atij iu bashkua Dani Carvajal: “Më vjen shumë keq që të shoh në këtë situatë. Ne jemi me ty në çdo hap drejt rikuperimit. Ti je një luftëtar dhe e di që do ta kapërcesh këtë sfidë. Nuk je vetëm! Forca Tibu!”

Nuk kanë munguar lojtarët si Dani Ceballos dhe Arda Güler, të cilët janë në proces rikuperimi nga dëmtimet përkatëse. “Shoku, do të kthehesh më i fortë. Ne jemi të gjithë me ty, duam që të kthehesh me ne tani. Gjithë të mirat në botë,” tha andaluziani.

Turku, i cili ka qenë edhe sot në lajme kur u konfirmua se do t’i nënshtrohet një operacioni, ka postuar në rrjetet e tij sociale një storie ku tregon mbështetjen e tij për portierin: “Courtois kthehu shpejti. Jam i sigurt që do të kthehesh më i fortë.”

Etiketa: CourtoisReal Madrid

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Rrahje masive në koncertin e Butrint Imerit

Rrahje masive në koncertin e Butrint Imerit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com