GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pesë iraniano-amerikanë nxirren nga burgu, vendosen në arrest shtëpie në Iran

22:07 - 10/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Pesë iraniano-amerikanë nxirren nga burgu, vendosen në arrest shtëpie në Iran
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Irani transferoi 5 iraniano-amerikanë nga burgiu në arrest shtëpie, konfirmoi të enjten zëdhënësja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Adrienne Watson.

“Ndonëse ky është një hap inkurajues, këta shtetas amerikanë – Siamak Namazi, Morad Tahbaz, Emad Shargi dhe dy amerikanë që për momentin nuk duan të identifikohen – nuk duhet as të ishin arrestuar. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë sa më afër gjendjen e tyre. Sigurisht, ne nuk do të mbikqyrim derisa ata të kthehen të gjithë në shtëpi në Shtetet e Bashkuara”, tha ajo në një deklaratë.

Zonja Watson i cilësoi bisedimet për lirimin e tyre si “të vazhdueshme” dhe delikate.

Kalimi në arrest shtëpie vjen pasi Teherani, për muaj të tëra, kishte sugjeruar një shkëmbim të të burgosurve me Uashingtonin, në këmbim të miliarda dollarëve të ngrira në Korenë e Jugut.

Zyrtarët iranianë në Kombet e Bashkuara thanë për agjencinë e lajmeve Associated Press, se lirimi i të burgosurve “shënon një hap të rëndësishëm fillestar në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.”

Irani pranoi gjithashtu se marrëveshja kishte të bënte me 6 deri në 7 miliardë dollarë të ngrira në Korenë e Jugut. Misioni i OKB-së tha se paratë do të transferohen në Katar para se të dërgohen në Iran nëse miratohet marrëveshja.

Marrëveshja e ndërlikuar shumëkombëshe vjen mes rritjes së tensioneve në muajit e fundit mes Iranit dhe Shtetet e Bashkuara. Në Gjirin Persik po punohet për shtimin e pranisë ushtarake amerikane, përfshirë mundësinë që trupat amerikane të ruajnë anijet tregtare që udhëtojnë nëpër ngushticën vendimtare të Hormuzit, përmes së cilës kalon 20% e të gjithë naftës së tregtuar.

Mbetet e paraqartë nëse transferimi do të garantojë kthimin e iraniano-amerikanëve në SHBA.

Gjatë muajve të fundit, Irani ka mbivlerësuar përparimin në bisedimet, të kryera me gjasë me ndërmjetësimin e Omanit dhe Katarit, për një marrëveshje të mundshme.

Në muajin mars, Shtetet e Bashkuara i cilësuan deklaratat e ministrit të jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian se ishin shumë pranë një marrëveshjeje shkëmbimi si një “gënjeshtër mizore”.

Avokati me bazë në Shtetet e Bashkuara, Jared Genser që ka përfaqësuar një nga iraniano-amerikanët tha se transferimi “është një zhvillim i rëndësishëm”, por se “ky është në rastin më të mirë fillimi i fundit dhe asgjë më shumë. Por thjesht nuk ka garanci mbi atë që mund të ndodhë pas këtij momenti”.

Mbetet e paqartë se sa iranio-amerikanë mbahen nga Teherani, i cili nuk njeh shtetësinë e dyfishtë.

Tre të burgosurit e nxjerrë nga burgu, të cilët janë identifikuar, janë Siamak Namazi, i cili u arrestua në vitin 2015 dhe më pas u dënua me 10 vjet burg në akuzat e spiunimit, të kritikuara ndërkombëtarisht, Emad Sharghi, një sipërmarrës i dënuar me 10 vjet burg dhe Morad Tahbaz, britaniko-amerikan me origjinë iraniane, i cili u arrestua në vitin 2018 dhe gjithashtu u dënua me 10 vjet burg.

Komentet e zyrtarëve amerikanë, në muajt e fundit, kishin sugjeruar se mund të kishte një të arrestuar të katërt në Iran dhe një gazetë iraniane në gusht kishte raportuar se kishte një të burgosur të pestë, duke zbuluar rastin mes atyre që dukej të ishin bisedime e për lirim të tyre.

Irani, ndërkohë, ka thënë se kërkon lirimin e të burgosurve iranianë të mbajtur në SHBA./VOA

Etiketa: Iran

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Luizi sheh posterin e tij në kamion, ja çfarë bën

Luizi sheh posterin e tij në kamion, ja çfarë bën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com