GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përdorën lëndë plasëse e kapsolla tej normave, ja çfarë ndodh…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ushtruan dhunë ndaj policisë në Peshkopi, në pranga 3 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Procedohen penalisht 5 punonjës të një subjekti minerar në Klos, pasi dyshohet se kanë përdorur mijëra kg lëndë plasëse dhe kapsolla detonatore, në cenim të rregullave.

Të proceduarit janë drejtuesi teknik i subjektit minerar, një magazinier dhe 3 zjarrmëtarë.

“Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të ushtruara nga Strukturat e DVP Dibër, në subjektet minerare që operojnë në qark, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, të parashikuara për këto subjekte, është konstatuar se në zonën minerare “Shkallë”, në fshatin Cërujë, disa shtetas vepronin në paligjshmëri. Për këtë shkak u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, për shtetasit B. L., 61 vjeç dhe H. B., 60 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe për shtetasit N. Ç., 53 vjeç, B. M., 41 vjeç dhe S. Sh., 56 vjeç, të tre banues në Klos.

Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit dhe i monitorimit të kryer prej disa muajsh, ndaj aktivitetit të këtyre shtetasve, rezultoi se në subjektin me drejtues teknik 61-vjeçarin dhe me magazinier 60-vjeçarin, ishin përdorur rreth 1153 kilogramë lëndë plasëse dhe 1558 kapsolla detonatore, në cenim të rregullave për përdorimin civil të tyre.

Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se 3 shtetasit e tjerë ushtronin profesionin e zjarrmëtarit në këtë subjekt minerar, edhe pse iu kishte përfunduar afati i dëshmisë së aftësisë për këtë profesion.

Kontrollet në subjektet minerare të qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

Etiketa: DiberdinamitkapsollaPolicia

Lajme të lidhura

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
Aktualitet

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26
Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës
Aktualitet

Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

17:57 - 07/11/26
Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve
Aktualitet

Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

17:29 - 07/11/26
Para
Gjendet një bombë e pashpërthyer, evakuohen 14 mijë persona

Gjendet një bombë e pashpërthyer, evakuohen 14 mijë persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
Aktualitet

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Lexo më shumë
Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

17:57 - 07/11/26
Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

17:29 - 07/11/26
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:15 - 07/11/26
Protestuesit bllokojnë rrugën me gurë betoni te “Sheshi Skënderbej”

Protestuesit bllokojnë rrugën me gurë betoni te “Sheshi Skënderbej”

16:56 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com