GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Karabina: Ja pse PD i drejtohet SPAK, çfarë presim…

16:48 - 11/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD kërkon largimin e Nurihan Metes nga KLP: Të hetohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mirela Karabina, Zëdhënësja e Partisë Demokratike zyrtare, thotë se kjo parti e ka në axhendën e saj politike betejën me korrupsionin.

Ajo tha se jo pa qëllim ka ndjekur procedurën ligjore dhe i është drejtuar SPAK për të hetuar të gjithë personat e përfshirë, që nga leja, si është financuar, cila është kompania, cilat janë të ardhurat e kompanisë, funksionarët që dyshohet se janë përfshirë në korrupsion pasiv në procedurat për ndërtimin e kullës “Mali i Tiranës”.

“Sigurisht është një plagë dhe është zbuluar jo vetëm nga SPAK, por edhe nga institucione ndërkombëtare. PD betejën kundër korrupsionit ka kohë që e ka filluar, kemi rastin dhe të inceneratorëve.

Ne nuk mund të ecim përpara kurrsesi në qoftë se nuk do luftojmë korrupsionin. Në 2020 kemi raportin e BB e cila vëren një rritje të lehtë të ekonomisë shqiptare, por që nuk është për qytetarët, pasi është një ekonomi oligarkike sepse lidhet me ndërtimet. Pra nuk është rritur mirëqenia e qytetarëve shqiptarë, por është e lidhur me ndërtimet. Kemi një qëndrim në lidhje me programin e IPARD. Të gjitha këto tregojnë për një gjendje të rëndë të një korrupsioni galopant që ka mbërthyer qeverisjen dhe shtetin që nuk lejojnë të ecim përpara.

SPAK po çon para drejtësisë njerëzit më të fuqishëm të këtij vendi.

Çdo gjë që ka ndodhur këtu ka funksionuar në këtë formë, i lidhur me korrupsionin dhe krimin që ka mbërthyer këtë qeverisje. Kemi një oligarki, politike, ekonomike e mediatike e cila ka vepruar e gjitha së bashku.

Me hetimet e SPAK po del në pah si ka funksionuar, ndaj jemi në këtë nivel në raportet ndërkombëtare si vend i pasigurt për investime. Jo pa qëllim PD-ja ka ndjekur procedurën ligjore dhe i është drejtuar një institucionet për të hetuar të gjithë ata persona që janë të përfshirë, që nga leja, si është financuar, cila është kompania, cilat janë të ardhurat e kompanisë, sigurisht të gjithë ata funksionarë për korrupsion pasiv që dyshohet se janë përfshirë në procedurat për ndërtimin e kullës. Janë me emra. Është zoti Veliaj, është z. Rama, z. Shtufi, kompaninë Nova Constrution”, u shpreh Karabina në News24.

Ajo tha se kjo çështje përbën interes të madh publik, teksa referuar qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, tha se ai është në hall dhe në një pikë delikate të karrierës së tij politike.

“Z. Basha e ka deklaruar kohë përpara, ka folur për leje që po leje që po jepen menjëherë pas zgjedhjeve të 14 majit. Mos harroni dhe kushtet ku ka qenë PD-ja. Në qoftë se do kishte shkuar çdo gjë në kushte normale, do kishte shkuar më parë në SPAK. Kryeministri duhet të japë përgjigje, cila është kjo politikë që shemb çdo histori të këtij qyteti, nuk kemi nevojë për hartime.

Po të shikojmë si ka vepruar kryeministri sigurisht që nuk i bën përshtypje.

Ky është një kryeministër në hall në fakt. Ai është në një moment delikat të karrierës së tij politike. Nga njëra anë kemi hetimet e SPAK për njerëzit e tij të afërt. Kjo është qeverisja që ka ndërtuar Edi Rama. Për këtë ai nuk duhet të bëjë më fjalime dhe të shkojë para drejtësisë. Ai ka një çështje të hapur në SHBA, ky kryeministri i Shqipërisë del si financues apo korrupton një zyrtar të FBI-së për të ndaluar pluralizmin politik në Shqipëri”, tha zëdhënësja e PD.

Sipas saj, kryebashkiaku i Tiranës është thirrur nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

“Unë shpresoj që të gjithë ata që kanë guxuar të shpërdorojnë besimin tonë të shkojnë në dyert e drejtësisë. Kam dëgjuar që kryetari i bashkisë është thirrur në SPAK dhe kjo nuk është pasqyruar. Në fakt kjo ka interes publik. Të gjithë jemi të interesuar, qytetarët janë të interesuar që të japin llogari të gjithë ata që kanë pasur në dorë fatet tona. Unë shpresoj që kjo kohë gradualisht të mbarojë. Është i sigurt në burim, z. Veliaj ka qenë 4 orë në SPAK. Është thirrur për inceneratorin e Tiranës.

Rama duhet të japë llogari për ato çfarë kanë ndodhur. Rama kërkon te mbulojë të vërtetën”, tha Karabina.

Etiketa: karabinapd zyrtareSpak

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Makina u vodh në Durrës, gjendet në Kurbin

Makina u vodh në Durrës, gjendet në Kurbin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com