GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E masakruan me thika, zbardhet vrasja e shqiptarit në Angli. Detajet

17:33 - 11/08/23
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
E masakruan me thika, zbardhet vrasja e shqiptarit në Angli. Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një operator i 999 dëgjoi në telefon një bandë që kishte hyrë në një fabrikë kanabisi të drejtuar nga rivalët, në një shtëpi të fortifikuar gjysmë të izoluar, ku goditi për vdekje me thikë një shqiptar.

“Përveç bisedës, operatori mundi të dëgjonte gjërat që u thanë nga të tjerët dhe zhurmat. Pasi e dëgjon këtë regjistrim konkluzioni është se ndaj Xhovan Pepajt është përdorur dhunë. Ai sulmohet për vdekje gjatë asaj telefonate”, u tha në gjyqin që po zhvillohet për zbardhjen e vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar.

Pesë burra nga Essex janë në gjyq në Gjykatën Lewes Crown, lidhur me vrasjen e Xhovan Pepaj, 25 vjeç, i cili u godit me thikë 16 herë në një dhomë gjumi në katin e sipërm në shtëpinë në Caley Road, Tunbridge Wells, Kent, në orët e para të 4 dhjetorit 2021.

Viktima Xhovani Pepaj

Tre burra tashmë janë shpallur fajtorë për vrasje – Kelvin Amoako, 19 vjeç, Ciaran Stewart, 19 dhe Bartosz Malawski, 28 vjeç – ndërsa Nathan Rainforth, 22, Donte Simpson-Palmer, 19 vjeç dhe Ray Renda, 22 vjeç, ishin dënuar për vrasje nga pakujdesia në një gjyq të veçantë në Loughborough në fillim të këtij viti.

Të gjashtë, së bashku me Charles Reilly – i cili nuk u largua kurrë nga Essex sepse nuk lejohej bazuar në një vendim gjykate – u dënuan për komplot për të grabitur.

Sipas detajeve të zbardhura, Stewart përdori telefonin e Pepajt për t’i telefonuar policisë dhe qëndroi në telefon për 14 minuta e 50 sekonda dhe ia tregoi dhunën operatorit.

Zach Cutting, 24, Nathan Turner, 29, Glenn Hough, Jonathan Hedges, 25 vjeç dhe Fabian Szymula, 21 vjeç, të cilët po gjykohen lidhur me ngjarjen, mohojnë përfshirjen e tyre në vrasjen e Pepajt dhe komplotin për të grabitur.

Gjatë gjykimit, Prokurori tha se banda mbërriti në shtëpi me një kolonë makinash në mes të natës, e vendosur për të grabitur një sasi bimësh kanabisi.

“Kjo ishte një shtëpi e vogël e errët në një qytet në Kent, dhe megjithatë ishte shënjestruar saktë për atë që ishte dhe u sulmua nga një grup i madh burrash nga shumë kilometra larg në një qark tjetër”.

Teksa hynë në orën 3.24 të mëngjesit, Pepaj bëri një telefonatë të shkurtër me bashkëpunëtorët e tij, të cilët shkuan në shtëpi 10 minuta më vonë me dy makina.

Por shqiptarët nuk ishin në gjendje të kalonin një portë të mbyllur, e cila ishte instaluar në krye të shkallëve për të mbrojtur rritjen e kanabisit.

Pepaj u bllokua pas tij me Amoakon, Stewart dhe Malawski. Pasi e therën me thikë Pepajn, Amoako, Stewart dhe Malawski u hodhën nga dritaret e një kati sipër dhe u arratisën nga shqiptarët dhe policia.

Disa minuta më vonë Amoako i dërgoi një mesazh Snapchat një miku në të cilin ai tha: “Sapo kam vrarë dikë”.

Më pas Amoako bëri një telefonatë në policinë 999 dhe i tha: ‘Më zuri gjumi në makinën e një djali dhe shqiptarët na nxorrën jashtë dhe vrapova për të shpëtuar jetën, nuk e di ku jam.’

Juria do të duhet të vendosë nëse pesë burrat në gjyq kanë qenë pjesë e një komploti për grabitje që përfshinte përdorimin ose kërcënimin e dhunës dhe nëse ata ishin fajtorë për vrasje.

Gjyqi është caktuar të zgjasë disa javë.

Etiketa: BritaniKryesore1Vrasjaxhovan pepaj

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Para
Mbi 55 viktima nga zjarret në Havai

Mbi 55 viktima nga zjarret në Havai

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com