GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kulla e re/ Kush po i luan fijet në sulmin kundër Ramës

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Kulla e re/ Kush po i luan fijet në sulmin kundër Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Armand Shkullaku

‘Mali i Tiranës’, kulla e famshme 56 kate, duhet t’i ketë shkaktuar një mal me halle kryeministrit Rama, i cili është detyruar të ulet dhe të shkruajë një reagim të gjatë, çarçaf siç e quajti edhe ai vetë. ‘Ky çarçaf u var këtu thjesht e vetëm për hallin e autorit’, shkruan Rama, pa e fshehur aspak shqetësimin që i ka krijuar debati për qiellgërvishtësin e ri të kryeqytetit.

Por me çfarë ka të bëjë halli i ri i kryeministrit? Më shumë se sa për debatin e zakonshëm të zaptimit të hapësirave të gjelbra, betonizimit të Tiranës apo pastrimit të parave të dyshimta nëpërmjet ndërtimit, shqetësimi i Edi Ramës vjen nga dilema se kush mund të qëndrojë pas idesë perfide se me anë të kësaj kulle ai po kompromenton opozitën reale.

Kryeministri nuk është se e ka prishur gjumin nga akuzat e vazhdueshme për betonizimin e Tiranës dhe kriminalizimin e biznesit të ndërtimit, sa herë që kulla të ngjashme kanë pushtuar kryeqytetin. Këtë herë, jo vetëm akuza për blerjen e opozitës, por edhe e panjohura se kush qëndron pas stisjes së saj, e ka detyruar të reagojë me ‘çarçafin e hallit të tij personal’.

Në fakt, janë disa elementë, që mund ta kenë trazuar qetësinë e kryeministrit. Së pari, siç analizon edhe ai vetë, projekti i kullës është aprovuar gati një vit më parë dhe leja është miratuar gjashtë muaj më parë. Përse debati shpërtheu pikërisht tani? A e provokoi atë Arlind Qorri, që Rama e quan ‘një grupth që endet nëpër Tiranë me misionin e shpëtimit të Shqipërisë nga murtaja kapitaliste’, apo dikush tjetër me fuqi ndikuese mbi shumë media?

Së dyti, fakti që pas ndërtimit fshihen interesa të Sali Berishës, pse duhej të shpërfaqej kaq fort, kur vetë Rama kishte deklaruar kohë më parë, me zë dhe figurë, se kompanitë më të fuqishme të ndërtimit në Tiranë, kishin qenë të lidhura me Partinë Demokratike? Çfarë kishte të veçantë Ilir Shtufi, përveç mbiemrit që e lidh me një lëndë ndërtimore, nga një grup ndërtuesish, të njohur për afërsinë e tyre me qeverinë e dikurshme të Berishës, që sot, falë lejeve të Edi Ramës, janë pronarët e kullave më imponuese në kryeqytet? Përse nuk ishte akuzuar ai më parë se po kompromentonte opozitën dhe emrat e këtyre ndërtuesve nuk përmëndeshin asnjëherë nga mediat që tani po kryqëzojnë Shtufin?

Dhe së treti, kush tjetër veç atij, ka fuqinë dhe pushtetin që edhe mediat e njohura në mbështetje të tij, t’ia kthejë papritur kundër, madje me një akuzë shumë të rëndë. Atë se pushteti i tij ngrihet mbi blerjen, kompromentimin dhe kontrollin e biznesit, medias dhe vetë opozitës, dhe jo nga vota e lirë e shqiptarëve.

Nuk është e lehtë t’u japësh shpjegim gjithë këtyre dilemave dhe kjo duket qartë në reagimin e gjatë të Ramës, ku ai rreket më kot të gjejë gjurmët e vërteta pas këtij sulmi ndaj tij.

Me gjasë, nuk është fuqia ndikuese e Arlind Qorrit që ka provokuar këtë furtunë mbi moralin e shprishur dhe pushtetin okult të kryeministrit. Arlind Qorri, ka folur e protestuar me dhjetra herë, por kurrë nuk i është dhënë një hapësirë e tillë mediatike. Mekanizmin për të poshtëruar kryeministrin si një lider që nuk e meriton pushtetin, por e blen atë, duhet ta ketë vënë në lëvizje një fuqi gati e barabartë me fuqinë e tij. Dhjetra kulla janë ngritur në Tiranë, biznesmenë të njohur për lidhjet e tyre me PD janë pronarë të tyre, por asnjëherë si tani Edi Rama nuk ka qenë nën akuzë edhe nga ‘të vetët’ për marrjen peng të opozitës.

Ai, në reagimin e tij, përpiqet të gjejë pikërisht këtë fuqi që po i kundërvihet. Përveç akuzave të zakonshme ndaj opozitës dhe Bashës së djersitur, Rama flet për ‘gozhda inatesh të pandryshkura, vida xhelozirash të pashërueshme e jargë zilirash të pangushëllueshme’ dhe menjëherë përmend që afera ndaj tij ‘u krahasua deri edhe me ‘djegësat’ famëkëqinj’, duke aluduar se akuzat po i bëhen pikërisht në kohën kur SPAK po heton inceneratorin e Tirnaës. Madje, nëse mund të shihet edhe si një mesazh, menjëherë pas këtij paragrafi, Rama shkruan se padia ndaj kullës në SPAK është si një letër anonime, ndërkohë që ‘SPAK i ka duart e zëna seriozisht me patate gjithnjë e më të nxehta të korrupsionit dhe krimit të organizuar’. Dhe patatja e nxehtë këto ditë është pikërisht inceneratori i Tiranës.

Halli i Ramës sigurisht është i madh për të kuptuar nga i vjen ky sulm i papritur. Madje edhe nëse e mendon, nuk guxon ta thotë me zë të lartë. Një gjë është e sigurtë: ideator i tij nuk mund të jetë Berisha, që gjithashtu implikohet në këtë aferë, dhe as Lulzim Basha me t-shirt të gjelbërt. Pas tij, me shumë gjasë, qëndron tjetër kush, që ka fuqinë dhe mjeshtërinë për të dhënë goditjen e duhur në kohën e duhur. Dikush që sot për sot, ka nevojë ta demonstrojë forcën e tij si mesazh për cilindo që i kërcënon pushtetit, si masë preventive për të nesërmen politike. Dikush që di të shfrytëzojë më së miri ndjeshmëritë e disa mediave kur përmendet Berisha dhe gatishmërinë e disa të tjerave për të shërbyer sa herë që i nevojitet. Dikush, që duke e vizatuar Edi Ramën si liderin që pushtetin e mban falë lidhjeve okulte, tenton të betonizojë të ardhmen e vet politike./Lapsi.al

Etiketa: armand shkullakuOpinion

Lajme të lidhura

Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët
OP-ED

Besoni, luftoni, mos u dëshpëroni… të tregojmë një herë se jemi të zotët e vetes!

09:22 - 14/11/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Si mundet mëmëdheu t’i durojë këta drejtues që duken si përfaqësues shqiptarë të ‘Botës Serbe’

09:26 - 13/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26
Para
Musk vendos ‘lokacionin epik’ për duelin ndaj Zuckerberg

Musk vendos 'lokacionin epik' për duelin ndaj Zuckerberg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit
Kosovë & Rajon

Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit

15:31 - 17/11/26

Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga...

Lexo më shumë
Synon vendin e dytë në grup, ja si mund të reshtohet Kosova ndaj Irlandës

Synon vendin e dytë në grup, ja si mund të reshtohet Kosova ndaj Irlandës

15:15 - 17/11/26
Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

15:06 - 17/11/26
Ekzekutohet gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet e politikanëve me kartelet e drogës

Ekzekutohet gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet e politikanëve me kartelet e drogës

15:01 - 17/11/26
Shqipëria në vazon e tretë, si funksionon shorti i kualifikueseve të Euro 2028?

Shqipëria në vazon e tretë, si funksionon shorti i kualifikueseve të Euro 2028?

14:45 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com