GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Në Hungari ka nisur turneu solidarizues “Kupa e Plastikës”

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
Në Hungari ka nisur turneu solidarizues “Kupa e Plastikës”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vullnetarët në Hungari po mbledhin mbeturinat nga lumenjtë hungarezë. Në garën, “Kupa e Plastikës,” vullnetarët po përpiqen të ndërpresin ciklin e ndotjes së oqeaneve. Në dekadën e fundit, që kur filloi ky aktivitet vjetor, janë mbledhur më shumë se 330 tonë mbeturina nga ujërat e Tisës dhe lumenjve tjerë në Hungari.

Vullnetarë po lundrojnë nëpër ujërat e lumit Tisa, lumit të dytë më të madh në Hungari, në kërkim të mbeturinave. Për t’i gjetur ato, nuk iu duhet të kërkojnë shumë.

Rreth një ton mbeturina u mblodhën nga kanalet dhe brigjet e lumit gjatë një dite të vetme.

Vullnetarët janë pjesë e një gare dhjetë ditëshe, të cilës iu përgjigjen mbi 150 persona.

Pjesëmarrësit në varka heqin mbeturinat nga lumi Tisa, që kanë lundruar nëpër rrjedhën e lumit dhe pastaj kanë mbetur mes gurësh, drunjsh dhe degë pemësh.
Që nga viti 2013, kur filloi aktiviteti vjetor “Kupa e Plastikës”, që ofron shpërblim për ekipin që mbledh sasinë më të madhe të mbeturinave, janë mbledhur më shumë se 330 tonë mbeturina nga ujërat e Tisës dhe lumenjve tjerë në Hungari.

Sipas drejtorit të garës, Zsolt Tamas, përpjekja për pastrimin e lumit nuk bëhet vetëm për të përmirësuar dhe ruajtur natyrën e Hungarisë, por për të ndërprerë ciklin e ndotjes së oqeaneve te burimi i saj.

“Burimi më i madh i ndotjes në botë janë lumenjtë. Mbeturinat nga lumenjtë, përmes deteve, kalojnë në oqeane, ku rrymat ujore i grumbullojnë në një ishull të madh oqeanik,” thotë ai.

Thirrjet për të zgidhur krizën e ndotjes nga lëndët plastike janë bërë më urgjente gjatë viteve të fundit. Studimet tregojnë se ndotja përbën rrezik serioz për ekologjinë dhe shëndetin e njeriut.

Hulumtimi i cituar në raportin e këtij vititi të Agjencisë së OKB-së për Mjedisin, UNEP , thotë se copëza mikroskopike të lëndëve plastike janë gjetur “në gropat më të thella të oqeaneve, në akullnajat më të paprekura të maleve, në qumështin e gjirit dhe trupin e njeriut.”

Sipas OKB-së, 75 për qind e mbeturinave plastike e ka gjenezën në mbeturinat e ngurta në nivelin komunal, një sasi e madhe e të cilave gjejnë rrugën në kanale ujore si puna e Tisës dhe pastaj kalojnë në oqean, duke kontribuar në degradimin e mjedisit dhe shkatërrimin e biodiversitetit.

“Nëse arrijmë të parandalojmë këtë problem të përmasave globale në lumenj, atëherë më pak mbeturina do të depërtojnë në oqeane. Mund të themi, që po e zgjidhim problemin në fillesat e tij,” thotë zoti Tamas.

Ai thotë se është tronditëse të shohësh sasinë e mbeturinave plastike përgjatë lumit, por po ashtu ka hasur në momente të mira.

“Të thyhet zemra kur i sheh këto grupe mbeturinash të lundrojnë nëpër tërë këtë sipërfaqe, por në një moment, kthen kokën pas dhe sheh një pyll të bukur përgjatë lumit, me bimë, zogj, insekte dhe çdo gjë tjetër që e ka vendin aty. Pasi e përfundojnë punën, nuk ka më shishe plastike në ujë. Kështu do të duhej të dukej e tërë Tisa,” thotë ai.

Njëra nga vullnetarët, 23 vjeçarja Ester Hoszu, që po merr pjesë për herë të parë në “Kupën e Plastikës”, është e shqetësuar për të ardhmen.

“Me të vërtetë, është për t’u habitur sa shumë mbeturina gjetëm. Fillimisht, kur po lundronim përgjatë lumit, nuk pamë shumë, por pastaj erdhëm te një pjesë më e ndotur dhe ishte për t’u habitur sa shumë mbeturina kishte gjithandej,” tha ajo.

Vullnetarja Hoszu beson që secili ka përgjegjësi.

“Mbrojtja e ambientit duhet të jetë shqetësim i të gjithëve. Është e rëndësishme që të kontribuojmë për të bërë mjedisin më të jetueshëm në të ardhmen. Dhe secili duhet të angazhohet për këtë gjë.”

“Kupa e Plastikës” është rritur viteve të fundit dhe vullnetarët tani mbledhin mesatarish 70 tonë mbeturina nga lumi Tisa çdo vit. Ky grup llogarit se ka larguar gati 4 milionë shishe plastike nga ujërat hungareze-

Por, sipas inxhinierit ambjentalist Gergeli Hanko dhe udhëheqësi të projektit Kupa e Plastikës, vullnetarët nuk mund të arrijnë tek shumë nga mbeturinat.

“E dimë që plastika e përpunuar ka pasoja të dëmshme. Mund të hyjë në gjak, mund të depërtojë tek uji i pijes, shkon gjithandej, përfshirë në trupin e kafshëve,” thotë ai.

Sipas zotit Hanko shumica e ndotjes në Tisa vjen nga Ukraina. Vitin e kaluar, “Kupa e Plastikës” ka ndihmuar autoritetet për menaxhimin e mbeturinave në Ukrainë, në përpjekje për të zgjidhur problemin tek burimi i tij. Rreth 700 tonë mbeturina janë mbledhur me këtë rast në pjesën ukrainase të lumit Tisa dhe ky grup tani po bashkëpunon me grupe të tjera në Serbi, Rumani dhe Bullgari.

“Qëllimi ynë afatgjatë nuk është të mbledhim mbeturina, por të organizojmë turne me lundra,” thotë ai./VOA

Etiketa: hungari

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Para
Tërmeti godet kryeqytetin shqiptar, ja magnituda

Tërmeti godet kryeqytetin shqiptar, ja magnituda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com