GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Identifikohet autori i vrasjes së ish-kryetarit Ujka. Familjarët përgënjeshtrojnë lajmet sa i takon pistave të hetimit

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati i tretë, ish-kryetari Ujka u qëllua me silenciator
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një atentat i mirëfilltë ka qenë ai ndaj ish-deputetit dhe ish-kryetarit të Komunës së Velipojës, Pashko Ujka, mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, rreth orës 19:00. Viktima ishte duke bërë një shëtitje me bashkëshorten e tij në lulishten e Universitetit, ndërsa nuk ka pasur asnjë dyshim nga bashkëshortja e tij për atë që mund të ndodhte. Bashkëshortja e kuptoi se diçka nuk shkonte vetëm në momentin kur ka parë ish-deputetin të shtrirë dhe të mbuluar në gjak.
Nga burimet konfidenciale bëhet me dije se policia ka identifikuar autorin, i cili e qëlloi me armë silenciator, për të mos rënë në sy dhe për të mos përhapur panik, ndërsa është duke vijuar punën për kapjen e tij. Ndërsa, sa i takon pistave të hetimit nga ana e policisë është ajo që lidhet me punën e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës, ndërsa pista e dytë e hetimit ka të bëjë me disa borxhe që ai ka akumuluar ndër vite, ku në fakt rezulton të jetë ajo që është fokusuar edhe grupi hetimor.
Ndaj 64-vjeçarit është bërë disa herë atentat, madje ka rënë pre e dhunës nga persona të tjerë. Në një rast mësohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të banesës së tij. Dy herë Pashko Ujka është goditur fizikisht, ndërsa sot familjarët përgenjeshtrojnë lajmet të cilat kanë qarkulluar në media.
Familjarët kanë deklaruar se “ Nisur nga lajmet në media për vrasjen e Pashko Ujkës, nuk është e vërtetë që ai të jetë plagosur, kërcënuar apo qëlluar shtëpia gjatë kohës kur ka qenë deputet apo kryetar i komunës Velipojë. Gjithashtu ,nuk ka pasur borxhe financiare dhe as mosmarrëveshje për çështje ndërtimesh”.
Ndonëse në policinë lokale të Shkodrës hera-herës, viktima ka denoncuar persona të cilët kërcënojnë apo kanë qëlluar në drejtim të tij, familjarët përsëri kundërshtojnë këtë fakt, duke ndryshuar edhe rrjedhën e hetimeve.
Ndërkohë, një hermetizim vihet re edhe në blutë e Shkodrës, të cilët pohojnë se nuk kanë një pistë ku po fokusohen, edhe pse ekzistojnë dy të tilla dhe nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë atentat, ndonëse në “dosjen” e viktimës ka pafund kërcënime dhe tentativa për atentat ndonëse kanë dështuar deri mbrëmjen e djeshme.
Edhe pse Pashko Ujka kishte 6 vite që nuk mbante asnjë funksion politik apo zyrtar, duket se autorët kanë pritur momentin e duhur të hakmerren karshi viktimës.
Po pse u zgjodh pikërisht shtëpia e tij për ta ekzekutuar?
Kjo ishte hera e dytë që i është bërë atentat, ku më herët kanë qëlluar në drejtim të banesës së tij në Velipojë, ngjarje e cila mbeti e pazbardhur akoma sot. Mbrëmjen e djeshme, atentati ndodhi vetëm 10 metra larg banesës së ish-kryetarit Ujka, në një vend ku lëvizjet nuk mungojnë gjatë gjithë orëve të ditës apo edhe natës. Por duket se autori nuk e ka menduar gjatë, se bizneset e shumta janë të rrethuara nga kamerat e sigurisë dhe shumë shpejt do ta nxjerrin zbuluar, duke bërë të mundur që nga ana e policisë të bëhet identifikimi i tij brenda pak orëve që ka ndodhur atentati.

Etiketa: autorifamiljaretidentifikohetKryesore1vrasjes

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Para
Italia do të hapë kufijtë për 80 mijë emigrantë të rinj, mundësi edhe për shqiptarët

Italia do të hapë kufijtë për 80 mijë emigrantë të rinj, mundësi edhe për shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra
Breaking Views

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

21:07 - 06/08/26

Ministrat e qeverisë nuk do të kenë pushime verore deri në fund të muajit gusht. Kryeministri Edi Rama do të...

Lexo më shumë
Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26
Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com