GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tifozët e Interit kërkojnë sulmuesin e Egnatias: Blini Duamenën

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Tifozët e Interit kërkojnë sulmuesin e Egnatias: Blini Duamenën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Egnatia zhvilloi një paraqitje dinjitoze në miqësoren e luksit ndaj Interit, pavarësisht se në fund rezultati u siglua në shifrat 4-2.

Portieri Alen Sherri dhe sulmuesi Duamena, ishin dy më të dalluarit në fushë për skuadrën rrogozhinase, duke impresionuar edhe tifozët e Interit, madje disa prej tyre, të zhgënjyer nga paraqitja e sulmuesit Turam, i kanë kërkuar klubit nëpërmjet postimeve në “Twitter” që të blejnë Duamenën.

Rrogozhinasit shtangën zikaltrit duke gjetur golin vetëm pas 6 minutash lojë.

Ishte i përhershmi Duamena i cili pas një aksioni të shpejtë dhe një asisti nga e djathta dërgoi topin në rrjetën e portës kundërshtare.

Interi provoi të gjejë golin e barazimit me të gjitha mënyrat, ku pati disa raste të mira me Lautaron, por Sherri bëri disa herë shpëtimtarin duke qenë më i miri në fushën e lojës.

Me avantazhin 0-1 të Egnatias u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

Interi barazoi në minutën e 55-të, ku Bastoni pasi gjeti të vendosur gabim mbrojtjen kundërshtare shënoi pas një goditjeje nga e djathta.

Por Egnatia rimori avantazhin pas një penalltie të ekzekutuar me “Panenka” nga Fernando.

Inzagi bëri disa zëvendësime që dhanë rezultat duke bërë që Interi të përmbysë gjithçka.

Fillimisht ishte një dygolësh i Lautaros, i cili mposhti dy herë Sherrin, fillimisht me një gjuajtje me kokë në qendër të zonës, dhe më pas nga pika e penalltisë.

I riu Stabile shënoi në minutën e 90-të, duke vulosur shifrat në 4-2.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Paolo Mazza” në Ferrara të Italisë.

Ky ishte testi fundit për zikaltrit në kuadër të sezonit të ri të Serisë A.

Interi do të përballet me Monzën në “San Siro” në sfidën e parë të Serisë A.

Etiketa: Duamenaegnatiainter

Lajme të lidhura

Rivalët e ‘përjetshëm/ Ronaldo nderon Messin: Një histori që do të mbetet përgjithmonë!
Sport

Rivalët e ‘përjetshëm/ Ronaldo nderon Messin: Një histori që do të mbetet përgjithmonë!

21:14 - 07/10/26
Manchester City rrezikon masa disiplinore edhe në Europë, UEFA gati të ndërhyjë
Sport

Manchester City rrezikon masa disiplinore edhe në Europë, UEFA gati të ndërhyjë

18:44 - 07/10/26
Kupa e Shqipërisë/ Spektakël dhe gola në raundin 1/32-ve, përcaktohen çiftet e turit tjetër
Sport

Kupa e Shqipërisë/ Spektakël dhe gola në raundin 1/32-ve, përcaktohen çiftet e turit tjetër

17:50 - 07/10/26
Para
Tottenham i vihet pas Lukakut, ja kë piketon sulmuesi belg

Tottenham i vihet pas Lukakut, ja kë piketon sulmuesi belg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë
Breaking Views

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë

23:00 - 07/10/26

Është mbyllur protesta e 130-të kundër qeverisë sot më 7 tetor. Protestuesit në fund të tubimit thirrën në kor “Nesër...

Lexo më shumë
Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

22:38 - 07/10/26
(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

22:26 - 07/10/26
Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

21:55 - 07/10/26
Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

21:50 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com