GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Nga shtatori fëmijët rus do të kenë tekste të reja historie

10:25 - 14/08/23
në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga shtatori fëmijët rus do të kenë tekste të reja historie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Kapitujt për vitet 70-të, 80-të, 90-të dhe vitet e fillimit të shekullit janë ripunuar tërësisht dhe parimisht janë rishkruar, atyre i është shtuar një segment i ri nga 2014 deri më sot, përfshirë edhe operacionin ushtarak në Ukrainë”, shprehet Vladimir Medinskij, këshilltar i presidentit rus, gjatë një konference shtypi tek agjencia e lajmeve, “Interfax” mbi prezantimin e librit të ri të historisë. Në Rusi lufta kundër Ukrainës paraqitet si “operacion ushtarak special”. Në konferencën e shtypit ish-ministri i Kulturës qëndron krahas rektorit për Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Anatolij Torkunov dhe drejtorit shkencor në Institutin e Historisë Botërore të Akademisë së Shkencave të Rusisë, Aleksandr Tshubarjan, një nga autorët e librit.

Përse bëhet fjalë në librin e ri?

Për klasat 10 deri në të 11-nga 1 Shtatori në të gjitha shkollat do të jepet mësim me librat e rinj të aktualizuar të historisë. Gjatë vitit 2024 i njëjti ekip autorësh do të prezantojë libra të rinj për klasat e 5-a deri në të 9-n. Në librin e ri kapitulli për epokën bashkëkohore zëvendësohet nga zhvillimet në Donbas dhe Marrëveshjen e Minskut dhe përfundon me “operacionin special ushtarak”. Autorët mbështesin tezën se “është ideja fikse e perëndimit që të destabilizojë gjendjen në Rusi” dhe krijojnë një zinxhir ngjarjesh që duhet të justifikojnë invazionin rus në Ukrainë – dhe fillojnë që nga shkatërrimi i Jugosllavisë, ku “skenari i shkatërrimit të Rusisë është përpunuar nga NATO në shembullin e Jugosllavisë”, përmes ngjarjeve në Gjeorgji, ku “regjimi proamerikan i Mihail Sakashvilit sulmoi Osetinë Jugore, që prej shekujsh është në miqësi me Rusinë dhe është e lidhur nga historia e përbashkët, vazhdohet me shkatërrimin e monumenteve sovjetikë ne Europën lindore, “ringjalljen e nacionalsocializmit” në vendet baltike dhe në fund krijimin e “neonazizmit ukrainas”.

Këtiu bëhet fjalë, sipas autorëve “për dhunë të pamëshirshme kommbëtare, gjuhësore, kulturore të një pakice agresive kundër shumicës”. Libri i historisë kërkon të shpërndajë mesazhin se qëllimi i Europës dhe SHBA “nuk është një Ukrainë e fortë, por një Rusi e dobët”, dhe se “junta aktuale ukrainase” erdhi në pushtet përmes kryengritjes së armatosur në vitin 2014. Autorët i referohen dëshirës së Ukrainës të anëtarësohet në NATO, kjo sipas tyre ishte pika e fundit drejt “operacionit special ushtarak” dhe kalojnë në patos patriotik. “Ky do të ishte edhe fundi i civilizimit, dhe nuk duhet të lejohet.”

Në libër autorët përmendin si qëllim të “operacionit special ushtarak” “mbrojtjen e Donbasit dhe sigurimin proaktiv të sigurisë së Rusisë”. Libri nuk përmban një gjuhë shkencore me fakte të qarta dhe realitete historike por i drejtohet me një stil gjuhësor të caktuar emocioneve dhe ndjenjave. Gjithnjë e më shumë në libër në vend të shprehjeve “rusët” dhe “Rusia” gjen “ne”, “Vendi ynë”. Autorët nuk paraqesin fakte, por më shumë bëjnë thirrje. “Ju jeni të rritur gjimnazistë”. “Mos lejoni t’iu ikin shanset!” “Rusia është sot vend i mundësive.”

Ideologji dhe propagandë

Konstantin Pachaljuk, historian ruso-izraelit dhe politolog para luftës në Ukrainë ka qenë vetë bashkautor i librave të historisë në Rusi. “Kam shkruar në një nga librat mësimore për Luftën e Parë Botërore. Por ai u përpunua nga ana redaksionale dhe u shndërrua në agjitacion patriotik. Me debate të mëdha më duhej të mbroja disa pika”, thekson Pachaljuk.

Historianëve nuk u shkakton më habi ideologjizimi i librave mësimorë në Rusi. “Në librat e historisë gjithçka rrotullohet rreth ideologjisë. Ne reagojmë kaq shumë, sepse e shohim që ndiqen artikujt kryesorë në mediat propagandistike, por jo gjithmonë  me korrektësi ka raste kur janë tërësisht të gabuar”, thotë historiani Sergej Tshenyshov ish-drejtues i “Novocollege”, një shkolle të lartë në Novosibirsk.

Historianët e shohin si të papërshtatshëm nga ana shkencore që zhvillimet aktuale të bëhen objekt i menjëhershëm i shkencave historike. “Kjo mënyrë veprimi, ku ngjarje të sotme futen në librat e historisë nuk është praktikë e zakonshme. Kjo kritikohet nga historianët. Aktualiteti nuk është detyrë e shkencës historike. Duhet të ketë një distancë historike. Ndoshta shteti kërkon të kombinojë historinë me të tashmen, që e tashmja të duket kaq e stabilizuar si historia”, thotë historiani Konstantin Pachaljuk. Sipas qëndrimit të historianit, qeveria ruse shkrin kufirin me historisë dhe propagandës, me futjen zhvillimeve të sotme në librat shkollorë./ DW

Etiketa: LibraLuftaRusi

Lajme të lidhura

Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë
Bota

Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

15:05 - 24/04/26
“Artemis II” kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Bota

“Artemis II” kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

08:21 - 11/04/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Bota

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

08:13 - 19/03/26
Para
Test personaliteti, zgjidhni një figurë për të mësuar fuqinë tuaj

Test personaliteti, zgjidhni një figurë për të mësuar fuqinë tuaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

23:21 - 27/04/26

Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Lexo më shumë
Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

22:43 - 27/04/26
Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26
Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com