GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Konflikti për një vajzë, si nisi sherri mes Latifit dhe dy vëllezërve

11:18 - 14/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Konflikti për një vajzë, si nisi sherri mes Latifit dhe dy vëllezërve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm për arrestimin e një 35-vjeçari, i identifikuar si Gert Latifi, i cili dyshohet si autor i plagosjes së dy vëllezërve Rrest dhe Viliardo Abazaj, respektivisht 26 dhe 31 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Thoma Koxhaj”, ku sipas policisë, Latifi ka goditur me mjet prerës dy vëllezërit, pas një konflikti për motive të dobëta, dhe më pas është larguar.

35-vjeçari është kapur dhe arrestuar në një hotel në Lushnjë duke pirë kokainë, bashkë me një 17-vjeçar, i cili është vënë në pranga për moskallëzim krimi.

Gert Latifi, ishte kthyer pak kohë më parë nga Italia.

Sherri mes të rinjve, sipas deklarimeve të tyre, kishte nisur për ngacmimin e një vajze, tre vite më parë. Mbrëmjen e djeshme, 35-vjeçari Latifi komunikoi me dy vëllezërit dhe la takim për t’u sqaruar.

Konflikti mes tyre fillimisht nisi me fjalë, u pasua me sharje dhe përplasje fizike me grushte.

Më pas Latifi i plagosi me thikë. Pas ngjarjes u largua menjëherë dhe u zbulua nga mjeti që lëvizte, të cilën e kishte marrë me qira. Përmes GPS së makinës policia bëri të mundur identifikimin dhe më pas lokalizimin në Lushnjë.

Dy vëllezërit e plagosur me thikë ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që kryejnë vepra penale, pas informacioneve se një shtetas kishte plagosur rëndë me mjet prerës 2 vëllezër, në rrugën “Thoma Koxhaj”, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Tracking”, për kapjen e tij.

Si rezultat i këtij operacioni, pas disa orësh ndjekje intensive, është bërë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë.

Shtetasi G. L., pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka goditur me mjet prerës shtetasit R. A., 26 vjeç dhe V. A., 31 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, dhe më pas është larguar.

Me marrjen e informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe pas disa orësh ndjekje intensive, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit e Policisë Lushnjë, në një hotel në Lushnjë, kanë lokalizuar shtetasin G. L., së bashku me një 17-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. L. iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e 2 vëllezërve.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal për 17-vjeçarin, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.

Dy vëllezërit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Etiketa: konfliktiKryesore1PlagosjeTiranevellezer

Lajme të lidhura

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!
Aktualitet

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki
Aktualitet

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara
Aktualitet

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26
Para
Fillimet, vështirësitë dhe suksesi. Rrëfehet Ylli Limani

Fillimet, vështirësitë dhe suksesi. Rrëfehet Ylli Limani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e...

Lexo më shumë
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com