GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Auditi i qeverisë: Vetëm 42% e faturave regjistrohen në kohë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Auditi i qeverisë: Vetëm 42% e faturave regjistrohen në kohë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej gati 10 vitesh ministria e Financave ka detyrim ligjor të raportojë në mënyre periodike detyrimet e prapambetura buxhetore, shuma të cilat nuk shlyhen në kohë sipas kontratave që shteti ka më privatët, por një raport i Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik zbuloi se, faturat nuk regjistrohen në kohë. Për rrjedhojë borxhi i fshehur real në llogaritë e qeverisë është më i lartë se shumat që publikon Ministria e Financave.

Sipas një sistemi pikëzimi që është vënë nga Ministria e Financave nëse faturat e detyrimeve të prapambetura janë dërguar në kohë pranë degës përkatëse të thesarit është vlerësuar me 1.7 pikë (ose 42%), duke pësuar një ulje të lehtë në krahasim me vitin 2021, thuhet në raportin përmbledhës që zyra e Auditit të qeverisë ka dorëzuar në Kuvend.

Referuar vlerësimit për këtë vit, rezulton se 42% e faturave të detyrimeve të prapambetura nuk janë kontabilizuar brenda afatit kohor prej 30 ditësh në sistemin e thesarit.

Ministria e Financave sqaroi se kjo problematikë vjen për shkak të mungesës së fondeve buxhetore nga ana e institucioneve, të cilat ndërmarrin angazhime përtej kapaciteteve të tyre ose për shkak të mos-planifikim-it të duhur mujor të arkës.

“Ajo që duhet të mbahet në konsideratë, është fakti se, gjatë vlerësimit të këtij treguesi, ka pasur mungesë të dhënash për pjesën më të madhe të institucioneve, kryesisht institucionet e nivelit qendror, për të cilat struktura përgjegjëse për thesarin është shprehur se nuk mund të japë një vlerësim për ekzistencën apo jo të faturave të detyrimeve të prapambetura, për aq kohë sa ato nuk janë paraqitur për regjistrim në degët përkatëse të thesarit nga ana e institucioneve”, thuhet me tej në raport.

Entet publike vijojnë të mos tregohen korrekte për regjistrimin e kontratave në kohë në thesar. Për vitin 2022, ky tregues është vlerësuar mesatarisht në nivelin 1.57 pikë nga 4 pikë të mundshme (ose 39%), duke reflektuar një situatë jo të kënaqshme dhe të luhatshme për periudhën 2020-2022.

Të gjitha grupet e institucioneve paraqesin mangësi në këtë fushë, kryesisht njësitë e pavarura dhe ministritë e linjës të vlerësuara respektivisht me 1.55 pikë dhe 1 pikë. Ndërkohë, arsyet për mosrealizimin e këtij treguesi vijnë kryesisht si pasojë e mungesës së disponibilitetit të personave, të cilët nënshkruajnë kontratën, duke shkaktuar vonesa në dërgimin e tyre.

Audituesit referojnë se afati ditor prej 3 ditësh për dërgimin e kontratave në thesar është praktikisht i pamundur për t’u zbatuar, kryesisht nga ato institucione të cilat nënshkruajnë dhe menaxhojnë një numër të konsiderueshëm kontratash. Për institucionet të cilat kanë tejkaluar afatin 3-ditor të paraqitjes së urdhrave të blerjes në degët e Thesarit janë dërguar shkresat “tërheqje vëmendje” nga Nëpunësi i Parë Autorizues, çdo muaj gjatë vitit 2022, për marrjen e masave të nevojshme dhe respektimin e afateve të parashikuara në ligj, thuhet më tej në raport./Monitor

Etiketa: faturaqeveriREGJISDTROHEN

Lajme të lidhura

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”
Aktualitet

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

08:02 - 13/05/26
‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta
Breaking Views

‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta

17:42 - 12/05/26
Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria
Aktualitet

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria

09:34 - 12/05/26
Para
Protesta në Divjakë konfirmon problemet në ‘incineratorin’ e Fierit

Protesta në Divjakë konfirmon problemet në ‘incineratorin’ e Fierit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:04 - 13/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

08:02 - 13/05/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Maj 2026

07:40 - 13/05/26
Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024

Parashikimi i motit për sot, 13 Maj 2026

07:31 - 13/05/26
“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

23:05 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com