GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Schinas: Arrestimi i Belerit krejtësisht anti-europian

14:22 - 15/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Schinas: Arrestimi i Belerit krejtësisht anti-europian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, njëkohësisht edhe eurodeputet i zgjedhur i Greqisë, ka reaguar sërish sa i takon çështjes së arrestimit të Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë, duke e quajtur ndalimin e tij si “krejtësisht anti-evropian”.

Beleri është arrestuar dy ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 14 majit 2023, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK, nën akuzën e shitblerjes aktive të votës.

Por, për Schinas – ashtu sikundër për deputetë e politikanë me zë në Greqi – ndalimi nuk ka qenë në frymën e duhur ligjore, por në atë politike.

Përmes një videoje të regjistruar, ai lëshoi një mesazh gjatë protestës së djeshme për lirimin e Belerit, ku Schinas tha se “rruga evropiane e jetës ka të bëjë me demokracinë, drejtësinë, lirinë e votës dhe të zgjedhjes”.

“Ky është themeli për të gjithë ata që duan të bëhen anëtarë të familjes sonë të madhe evropiane. Dhe Shqipëria nuk mund të jetë një përjashtim nga kjo”, nënvizoi ai.

Komisioneri shtoi se i ka kërkuar kolegut të tij përgjegjës për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, “t’i bëjë të qartë Shqipërisë se kjo çështje nuk mund dhe nuk duhet të bëhet barrierë, mur, për aspiratat evropiane të vendit dhe të popullit shqiptar”.

Ai u bëri thirrje autoriteteve në Shqipëri “të mos këmbëngulin në një taktikë që nuk është në interes të vendit të tyre, që nuk është në interes të aspiratave evropiane të popullit shqiptar”.

“Ka humbur shumë kohë, por edhe tani, në këtë moment të fundit, nuk është vonë për të korrigjuar padrejtësinë që i është bërë Fredi Belerit. Sepse ajo që po ndodh me Fredin është thellësisht anti-evropiane”, përmbylli ai.

“Kam besim se edhe në orën e njëmbëdhjetë, Fredi do të jetë në gjendje të marrë detyrën si kryetar i Bashkisë së Himarës, pa asnjë opsion tjetër të pranueshëm për Bashkimin Evropian”.

Më herët kryeministri Edi Rama, përmes një letre të hapur, i ka përshkruar ndërhyrjet e politikës greke në këtë rast si aspak të duhura dhe ka kërkuar që shteti ligjor në Shqipëri të kryejë detyrën, i pavarur nga ndikimi politik.

Etiketa: beleriKryesore1Ramaschrinas

Lajme të lidhura

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës
Aktualitet

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!
Aktualitet

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’
Aktualitet

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26
Para
Beleri i drejtohet Himarës: Pavarësisht shpifjeve të Ramës, do të rikthehem…

Beleri i përgjigjet Ramës: Miqtë i ke në burg për vjedhje gjigande

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës
Aktualitet

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar ish drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke thënë se ia ‘qamë hallin’...

Lexo më shumë
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com