GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shtyrja e kontratës së karburanteve, Agalliu: Rëndon në kurrizin e…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtyrja e kontratës së karburanteve, Agalliu: Rëndon në kurrizin e…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti dhe njëkohësisht, Sekretari i Grupit Parlamentar të PD-së, Arbi Agalliu në një deklaratë për mediat, foli për shtyrjen e kontratës së markimit të karburanteve.

Ai u shpreh se kjo aferë rëndon mbi kurrizin e konsumatorëve, teksa shtoi se normalisht Kontrata e Koncensionarit të Markimit duhet të përfundonte më 01.08.2023, por edhe pas kësaj date kompanitë kanë vijuar të paguajnë, përndryshe nuk u bëhej zhdoganimi.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike është qartësisht kundër vendimit të qeverisë për të shtyrë koncesionin e markimit të karburanteve, pasi ka dështuar tërësisht në përpjekjen për të luftuar kontrabandën.

Për PD, kjo është një aferë që bie në kurrizin e konsumatorëve që gjatë gjithë këtyre viteve kanë paguar përmes çmimit të rritur të karburantit.

Normalisht Kontrata e Koncensionarit të Markimit duhet të përfundonte më 01.08.2023, por edhe pas kësaj date kompanitë kanë vijuar të paguajnë, përndryshe nuk u bëhej zhdoganimi.

Shpjegimi që ka dhënë koncesionari për shtyrje lidhet me mosmarkimin e naftës bruto, e cila sipas tyre është e pamundur që të kryhet nga operatorët e tregut.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve ka qenë kundër kësaj shtyrje. Madje shoqatat kanë kërkuar shpjegime nga istitucionet se përse duhet të shtyhet afati i markimit. Gjë për të cilën ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare.

Sipas tyre ky koncesion nuk ka dhënë rezultate për të luftuar kontrabandën, pasi preket nafta që del në treg dhe ajo që nuk paguan akcizë.

Gati për 9 vite janë marrë në çmimin e naftës 30 mln euro. Tarifën e markimit e kanë paguar konsumatorët pasi në çdo litër naftë qytetarëve u merret 1 lekë për litër.

Për Partinë Demokratike është e qartë se shtyrja e tij edhe për një vit do të rëndojë në çmimin e naftës ku do të merren 7-8 milionë euro të tjera nga xhepat qytetarëve. Ja pra pse kemi çmimet më të larta në rajon, sepse për çdo litër naftë rreth 130 lekë shkojnë vetëm taksa.

PD ka bërë dhe bën thirrje për uljen e barrës fiskale apo taksave që ngarkojnë dhe rrisin artificialisht çmimet e produkteve dhe shërbimeve bazë. Tregu vetfubksionon nëse lihet i lirë dhe në konkurrencë, por fatkeqësisht në Shqipëri ndodh e kundërta.

PD do të vijojë denoncimet publikisht dhe në organet përkatëse për çdo rast abuzimi, vjedhje dhe korrupsioni.

Etiketa: afereArbi AgalliuRENDON

Lajme të lidhura

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve
Aktualitet

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26
“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz
Aktualitet

“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz

13:12 - 30/09/26
Para
Zbulohet ‘Call center’ i paligjshëm në Selitë, 6 në pranga

I dënuar për aksidentin me vdekjen të dy personave, kapet Etjon Lazri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26

Kriminaliteti me përfshirje të shtetasve të huaj zakonisht hyn në vëmendjen e publikut shqiptar përmes ngjarjeve që ndodhin jashtë kufijve,...

Lexo më shumë
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

14:29 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com