GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Begaj shmang përplasjen me Ramën për kanabisin dhe mjekët e rinj

15:34 - 15/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti dekreton rritjen e pagës së tij, të Ramës dhe deputetëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy ligjet e miratuara në seancën e fundit të sesionit parlamentar, atë të 20 korrikut, njëri për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industrial dhe tjetri për mjekët e rinj, do të hyjnë në fuqi sapo të botohen në Fletoren Zyrtare.

Pavarësisht se Presidenti Bajram Begaj nuk nxorri dekret lidhur me dy ligjet, Kushtetuta parashikon se kur Kreu i Shtetit nuk shprehet, ligjet miratohen në heshtje. Referuar raportimeve, stafi i Presidentit nuk ka gjetur argumente ligjore për të rikthyer ligjet për shqyrtim në Kuvend. Por pyetja që lind është pse atëherë Kreu i Shtetit nuk i ka dekretuar?

Gjithsesi kjo nuk ka asnjë vlerë, pasi si legalizimi i kanabisit, ashtu edhe ligji për mjekët e rinj, pritet të hyjnë në fuqi në fillim të shtatorit, kohë kur pritet të përmbushet afati ligjor për botimin në Fletoren Zyrtare.

Në këtë mënyrë 400 maturantët që do të shpallen fitues në Mjekësi do të duhet që të lidhin më parë një kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë, se pranojnë të ofrojnë shërbim shëndetësor për 5 vite në vendin e tyre pas përfundimit të studimeve e më pas të pajisen me diplomë.

Studentët  e mjekësisë protestuan përpara se ky ligj të votohej në Parlament, por shpresonin se nuk do të dekretohej nga Presidenti, i cili mund ta kthente për rishqyrtim.

Por Presidenti i Republikës i cili vjen nga fusha e mjekësisë, ka zgjedhur të mos shprehet, pra as e ka dekretuar por as nuk e ka kundërshtuar duke e kaluar në heshtje dhe duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi të ligji .

“Unë e shoh jashtë karrierën time, kam hedhur edhe dy provime jashtë”, shprehet një student.

Ndërkohë ligji tjetër që hyn në fuqi është legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësorë dhe industriale. Edhe kjo nismë, e kundërshtuar fort nga opozita dhe aktorë të shoqërisë civile, në heshtje ka marrë miratimin e Presidentit, i cili me pozicionin e zgjedhur, ka shmangur një përplasje me Qeverinë dhe mazhorancën socialiste, nëse do të kthente në Kuvend për rishqyrtim nismat e miratuara, pavarësisht kontestimeve.

Ligji i 3-të që Bajram Begaj ka në tavolinë është ai mbi Akademinë e Shkencave.  Nuk dihet nëse Presidenti do të nxjerrë një dekret mbi këtë ligj, apo sërisht do e kalojë në heshtje, draftin e miratuar me votat e socialistëve, por që cilësohet si puç institucional nga deputetë të opozitës dhe akademiku Artan Fuga.

Të paktën dy deputete të PD-së, Flutura Açka dhe Ina Zhupa, i janë drejtuar Presidentit me kërkesa të veçanta për të mos dekretuar ndryshimet në ligjin për Akademinë. Tashmë duhet pritur nëse Kreu i Shtetit do të preferojë të heshtë, duke i hapur rrugën hyrjes në fuqi të draftit ligjor, apo do të rikthejë në Kuvend ligjin e 3-të të Ramës.

 

Etiketa: BegajligjeperplasjaRama

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
U kap sot, ja aksidenti me 2 të vdekur që shkaktoi Lazri (VIDEO)

U kap sot, ja aksidenti me 2 të vdekur që shkaktoi Lazri (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com