GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mosdeklarimi i parave në doganë, mbi 1.3 mln euro dhe 165 mijë paund

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kapet me 41 250 euro të padeklaruara në kufi, procedohet 34-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktën 37 raste janë kapur në pikat e kalimit të kufirit gjatë 2022 sa i takon mosdeklarimit të shumave të parave me vete.

Sipas ligjit të gjithë personat që hyjnë ose largohen nga territori shqiptar janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse.

Në fakt kontrollet kanë treguar se disa dhjetëra raste nuk e kanë përmbushur këtë pikë. Publikimi i librit jeshil të doganave për vitin 2022 tregon se shuma që është tentuar në kalohet në pikat kufitare është 165 mijë paund, 1.3 milionë euro si dhe 1.85 milionë lekë.

“Në vitin 2022, gjatë kontrolleve të ushtruara nga Administrata Doganore në Pikat e Kalimit Kufitar janë konstatuar në total 37 raste të kapjeve/mos deklarimeve të vlerave monetare. Nga këto, numri më i madh është kryer në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” (14 raste), me shuma të cilat variojnë mesatarisht nga 14,000 GBP deri në 25,000 EUR. Numrin më të madh të rasteve për vitin 2022, e përfaqësojnë kapjet në hyrje të P.K.K. me 28 raste, dhe kapjet në dalje me 9 raste” thuhet në publikimin vjetor të Doganave.

Nëse shohim të ndara kategoritë atëherë kalimi nga pikat doganore në aeroporte është tentuar në 14 raste të kapura, nga pikat kufitare në portet detare në 6 raste dhe nga pikat kufitare tokësore në 17 raste.

Libri jeshil zbulon edhe rastet e trafiqeve të jashtëligjshme ku në vitin 2022 janë konstatuar 139 kilogram kokainë, 193 kilogram kanabis, 2 armë dhe 625 municione si dhe 99 klandestinë.

“Si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar edhe në analizën e riskut, në portin e Durrësit janë bërë 3 kapje të lëndës narkotike kokainë me origjinë nga Amerika e Jugut. Në pikat e kalimit kufitar Rinas dhe Kakavijë janë zbuluar dhe sekuestruar gjatë kontrolleve në vijën e dytë, 2 armë dhe 625 municione” thuhet në dokument.

 

Etiketa: doganeeuro

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
SPAK zbuloi tenderin 6.5 mln € të Ardian Çelës për Klodian Zoton

SPAK zbuloi tenderin 6.5 mln € të Ardian Çelës për Klodian Zoton

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com