GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Beleri-Ramës: Je si Erdogani, kontrollon drejtësinë. Ja pse më arrestove

16:03 - 16/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Mediat greke: Edi Rama merr tani kontrollin e Bashkisë së Himarës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, akuzon Kryeministrin Edi Rama se kontrollon policinë dhe Prokurorinë, ndërsa shprehet se për hartimin e dosjes së tij për blerje votash, u përdorën pikërisht këto institucione.

Në replikën e rradhës me Ramën, beleri shprehet se arrestimi i tij nuk ka lidhje me atë që akuzohet, por me planin e grabitjes së tokave në Himarë.

Ai e krahason kryeministrin Rama me Presidentin Erdogan, i cili sipas tij është autokrat por në të njëjtën kohë kërkon që vendimet e gjykatave të respektohen.

““I miri” Edi Rama me të drejtë thotë se SHBA dhe Evropa mbështetën reformën në drejtësi në sistemin gjyqësor shqiptar. Por duke qenë se gjithçka gjykohet nga rezultati, në rastin tim është e qartë se gjërat në drejtësi nuk po shkojnë mirë pasi:

– Policia më përgjoi me metodat e sigurimit të Hoxhës, të cilat janë të ndaluara që në vitet 1990, duke rekrutuar një person të dënuar për mashtrim,

– Prokurorja që më pas urdhëroi policinë për të kryer përgjimet nuk kishte kompetencën për të urdhëruar këtë përgjim,

– Gjatë momentit të arrestimit nuk isha duke kryer asnjë veprim të kundërligjshëm, rrjedhimisht nuk ekziston flagranca,

– Gjyqtarët që nisën procesin ndaj meje ishin të gjithë ish-drejtues apo miq të afërt me Partinë Socialiste Shqiptare.

– Në asnjë moment të përgjimeve të jashtëligjshme nuk rezulton se jap para për të blerë vota”, shkruan Beleri.

Reagimi i plotë:

Pabesi (mashtrim)

Sot lexova një postim shumë të bukur (megjithëse të çuditshëm e fjalëshumë). E ka shkruar një politikan i mirë dhe modern që siç pashë quhet Edi Rama. Ka të ngjarë të jetë sinonim i Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, i cili një javë para zgjedhjeve vendore të majit 2023 më quajti publikisht “armikun e tij personal” dhe më ofendoi në mënyrë vulgare, duke më quajtur kokërr injoranti, llum, plehër e të tjera sharje të ngjashme. Me siguri do të jetë sinonim sepse i “miri” Edi Rama shkruan ndryshe dhe i referohet një vendi tjetër që nuk është Shqipëria.

“I miri” Edi Rama u shqetësua nga tubimi madhështor në Himarë, më 14-8-2023, për lirimin tim. Thotë se tubimi u organizua nga politikanë grekë. Besoj se nuk e ka kuptuar mirë. Tubimi u organizua nga qytetarë të Shqipërisë, me origjinë greke dhe shqiptare, ku veç të tjerëve, folën edhe kryebashkiakët nga Greqia. Ishin këta qytetarë të Shqipërisë, që pavarësisht atyre që bëri kryeministri Rama, nuk u trembën por më votuan dhe më zgjodhën kryetar bashkie në muajin maj.

“I miri” Edi Rama i referohet vetëm faktit që kam edhe shtetësinë greke. Ai harron (ashtu sikurse kryeministri Rama) që kam lindur në Himarë, jam me origjinë greke dhe flas greqisht. Greqisht flasin të gjithë në familjen time, sikurse flet shumica e popullsisë së Himarës. Pavarësisht gjithë kësaj, Shqipëria nuk pranon faktin që në Himarë jeton një minoritet etnik grek. Ajo njeh vetëm praninë e grekëve në bashkitë Finiq dhe Dropull. Ngritja e flamurit grek nuk është një e drejtë që na e ka dhënë kryeministri Rama. Ajo ka ndodhur që nga krijimi i shtetit shqiptar dhe ka qenë kusht që Shqipëria të njihet nga Lidhja e Kombeve.

“I miri” Edi Rama flet për problemet që ekzistojnë në të gjithë Shqipërinë me të drejtat e pronësisë. Ai padyshim nuk e di që adashi i tij kryeministër, Edi Rama, nga e gjithë vija bregdetare e Shqipërisë, ka caktuar vetëm Himarën si zonë investimesh strategjike për turizmin. Në Himarë grabiten pronat e grekëve, jo në zona të tjera të Shqipërisë. Vetëm në Himarë kemi “investitorë strategjikë” që rezulton të jenë të gjithë miq të kryeministrit Edi Rama…

“I miri” Edi Rama nuk do ta ketë mësuar që në këto 33 vite (d.m.th që nga rënia e komunizmit) që po dëgjojmë për krime elektorale është arrestuar vetëm një person, ai jam unë dhe unë jam me origjinë greke.

“I miri” Edi Rama, gjithashtu, nuk do ta ketë mësuar se në zgjedhjet bashkiake të majit u raportuan 35 raste parregullsishë zgjedhore. Vetëm unë jam arrestuar dhe më ka lënë në paraburgim.

“I miri” Edi Rama me të drejtë thotë se SHBA dhe Evropa mbështetën reformën në drejtësi në sistemin gjyqësor shqiptar. Por duke qenë se gjithçka gjykohet nga rezultati, në rastin tim është e qartë se gjërat në drejtësi nuk po shkojnë mirë pasi:

– Policia më përgjoi me metodat e sigurimit të Hoxhës, të cilat janë të ndaluara që në vitet 1990, duke rekrutuar një person të dënuar për mashtrim,

– Prokurorja që më pas urdhëroi policinë për të kryer përgjimet nuk kishte kompetencën për të urdhëruar këtë përgjim,

– Gjatë momentit të arrestimit nuk isha duke kryer asnjë veprim të kundërligjshëm, rrjedhimisht nuk ekziston flagranca,

– Gjyqtarët që nisën procesin ndaj meje ishin të gjithë ish-drejtues apo miq të afërt me Partinë Socialiste Shqiptare.

– Në asnjë moment të përgjimeve të jashtëligjshme nuk rezulton se jap para për të blerë vota.

– Prokurorja e Gjykatës së Posaçme të SPAK-ut ka përdorur një dokument të falsifikuar të gjoja dënimit tim në të kaluarën, kur në dëshminë e penalitetit, e cila lëshohet elektronikisht, rezultoj i padënuar.

– Për një korrupsion të pretenduar prej 40 000 lekësh (380 euro) kam tre muaj që jam në paraburgim. Për analogji, sa shekuj duhet të burgosen dhjetëra bashkëpunëtorë të Ramës të ndjekur penalisht për korrupsion?

“I miri” Edi Rama i referohet një fjale të urtë shqiptare duke kërkuar “të mos digjet jorgani për një plesht”. Më lejoni t’i them një fjalë të urtë greke: “luani dallohet edhe nga thoi”. Nuk nevojitet të shohim shumë. Nga ajo që ka bërë kryeministri Rama në rastin tim, mund të nxjerrim konkluzione të vlefshme për gjendjen e përgjithshme të drejtësisë dhe shtetit ligjor në atdheun tim Shqipëri.

Së fundi, “i miri” Edi Rama thotë se grekët dhe shqiptarët janë “një fytyrë, një rracë”. Ndoshta po, ndoshta jo. Megjithatë, Rama si kryeministër sigurisht tregon se është “një fytyrë, një rracë” me Erdoganin. Edhe Erdogani flet për drejtësi të pavarur dhe kërkon që vendimet e tij të respektohen.

Duke përfunduar, “i miri” Edi Rama thotë le të lemë drejtësinë të bëjë punën e saj e pashqetësuar. Le t’i thotë pastaj kryeministrit Edi Rama të më lërë të betohem si kryetar bashkie. Kjo nuk është punë e drejtësisë. Është vendim i drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.

Po pres Edi Rama!

Fredi Beleri

Etiketa: beleriDebatiKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë
Aktualitet

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë
Aktualitet

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Para
Gjermani, Qeveria miraton përdorimin e kanabisit

Gjermani, Qeveria miraton përdorimin e kanabisit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë. Një 26-vjeçar i identifikuar si...

Lexo më shumë
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

09:06 - 08/12/25
“Dita e Rinisë”, 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përkujtohet 35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90

08:58 - 08/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com