GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gorrea i quajti qytetarët k*rva, Braçe i del në krah: Janë plehra

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gorrea i quajti qytetarët k*rva, Braçe i del në krah: Janë plehra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë u transmetua një audio ku kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea, quante kurva disa banorë të Grabianit, që i ankoheshin atij për mbeturinat që hidheshin në zonë. Pas publikimit të videos, Gorrea tha se ishte provokuar dhe u justifikua për fjalorin që kishte përdorur, madje kërkoi edhe ndjesë për sjelljen.

Por duket se në krah të kryebashkiakut të Divjakës është shfaqur deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka zgjedhur ti quajë plehra qytetarët.

Në një shënim në Facebook, ish-zv.kryeministri shkruan se ‘plehrat le të lehin, karvani shkon përpara’ duke theksuar se kryebashkiaku Gorrea vendosi kapsulimin e mbetjeve duke u çuar ato në inceneratorin e Fierit, çka ka çuar në zero mbetje e mbeturina.

“Plehrat le të lehin, karvani shkon përpara! Prej datës 4 gusht, zero gramë mbetje-plehra, në Grabian; cdo mbetje-plehra të cdo njësie të bashkise Divjake, është depozituar në impiantin e Fierit! Ky është fakt që askush nga “plehrat” nuk e thotë!

Kryetari i bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka vendosur të mbyllë vend depozitimin e mbetjeve në Grabian. Ai ka vendosur të bëjë kapsulimin e plotë të vend depozitimit në Grabian dhe vend depozitimit në fshatin Gur!

Askush para tij, kryetar komune apo kryetar bashkie, nuk e mori një vendim të tillë; Përkundrazi, derdhi plehra në to sa deshi! Këto jane faktet e punës dhe këto ju duhen njerëzve”, shkruan Braçe.

Më tej Braçe sqaron edhe çështjen e audiopërgjimit të publikuar në media. Sipas tij telefonata është zhvilluar në datën 4 gusht.

Ai sqaron se ka kuptuar se ajo ka qenë ftesë për konflikt dhe i ka kërkuar kryebashkiakut Gorrea që të ndërpresë çdo komunikim me banorët.

Sipas Braçes, pas mbërritjes së tij në Grabian, një punonjës i bashkisë Divjakë ka tentuar ta godasë por nuk është lejuar.

“Tani, dy fjale për lehjet e plehrave dhe një audiopërgjim; “AUDIOPERGJIMI” ka ndodhur në datën 4 gusht në mengjes, pra as dje, as pardje, por në datën 4 gusht;

Ka qene telefonata e tretë në 10 minuta nga roja i fushës së mbetjeve në Grabian; Tërësisht i marrë dhe nën ndikimin e një punonjesi të bashkise Divjake, i cili prej ditësh refuzonte punën e tij dhe pengonte punën e kolegeve të tij;

Une kam qene në anën tjetër të telefonit dhe kam kuptuar që e gjitha ishte ftese për konflikt fizik në Grabian, i kërkuar me ngulm që një jave pas ditës së zgjedhjeve, organizuar cdo ditë nga ajo ditë me ngulm të madh;

I kam kërkuar kryetarit të bashkisë të ndërpresë komunikim me punonjësin dhe jam nisur për në Grabian; kam qenë aty pas 20 minutash; kam gjetur përballë pesë punonjës të bashkisë Divjakë dhe 32 qytetarë të ndryshem-vetem tre nder ta nga lagjia 1 km më e afërt;

Kam nisur të shpjegoj hallin në raport me impiantin e Fierit dhe menjëherë kam kuptuar se sa i kishin gënjyer njerëzit;

(Po te degjoni audiopergjimin, dalloni zerin e heroit që thote: thuji që po sjell makina me plehra nga Fieri).

Kam nisur të rrezoj gënjeshtrat thënë njerezve dhe aty ka nisur skenari i konfliktit fizik-heroi, punonjës i bashkisë Divjake, ka ardhur drejt meje për të më goditur, nuk e lanë të tijët;

U binda që kryetarin e bashkise e telefononin për ta sjellë në Grabian në konflikt fizik, siç organizatori që rri në Divjakë kish planifikuar dhe kërkonte prej javësh. Kam sqaruar njerëzit deri në fund….”, shkruan Braçe.

Etiketa: BraceDivjakeGorreaKryesore1perplasje

Lajme të lidhura

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit
Breaking Views

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

20:51 - 04/08/26
Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin
Aktualitet

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

17:53 - 04/08/26
Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur
Aktualitet

Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

17:45 - 04/08/26
Para
Humbja më e thellë, sa rekorde u vendosën në Liverpool-United

Liverpool i thotë “jo” ofertave arabe për titullarin e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit
Breaking Views

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

21:03 - 04/08/26

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Ministria konfirmon...

Lexo më shumë
Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

20:51 - 04/08/26
Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu

Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu

20:07 - 04/08/26
Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

19:30 - 04/08/26
Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

17:53 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com