GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plas rrjeti me postimin Ballukut: Edhe trafikun e Ksamilit ta shet si sukses dhe arritje!

ta shet si sukses dhe arritje!

12:54 - 17/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Plas rrjeti me postimin Ballukut: Edhe trafikun e Ksamilit ta shet si sukses dhe arritje!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fluksi i madh i turistëve në këtë verë ka sjellë paralizimin thuajse konstant të akseve kryesore të vendit. Trafiku dhe radhët kilometrike nuk kanë munguar nga doganat me Kosovën, te ato me Malin e Zi e deri në skajin jugor të Ksamilit.

Një video e postuar nga parashutisti Alket Islami tregon radhën kilometrike të turistëve që presin me orë të tëra në pikun e vapës për të arritur në destinacion, Ksamilin e pagëzuar si “Maldivet e Europës”.

Por situata kthehet në komike kur lexon postimin e ministres së Infrastukutrës Belinda Balluku, që mundohet ta paraqesë si një sukses të qeverisë këtë situatë katastrofike në rrugë.

Balluku thotë në postimin e saj se gjithë ky fluks i turistëve, ka sjellë edhe këtë trafik të madh, që e ka kapur të papërgatitur ministrinë e saj dhe ARRSH-në, veç sa e motivojnë edhe më tepër për të bërë edhe më shumë…në të ardhmen!

Ja çfarë shkruan Balluku për trafikun:

Mora shkas nga kjo video ajrore e postuar nga miku im Alket Islami , e cila tregon se si vizitorët e Ksamilit , tashmë pagëzuar si ” Maldivet e Europës” i duhet të presin në rradha të gjata për t’u akomoduar.
Prej rreth 5 vitesh tashmë, kemi studiuar dhe i kemi dhënë zgjidhje infrastrukturës rrugore në jug të vendit me investime që kanë përfunduar e janë drejt përfundimit, si • Tuneli i Skërficës
• Rruga Kardhiq-Delvinë
• Rruga Orikum-Dukat
• Bypass i Vlorës
• Rruga Palasë-Dhërmi
Apo Tuneli i Llogarasë, krenaria infrastrukturore shqiptare.
Megjithatë fluksi i vizitorëve në këtë verë, promovimi që vetë ata i kanë bërë vendit tonë, na ka vendosur ne në MIE , ARRSH e FSHZH , para një sfide e përgjegjësie të re.
Studimi e projektimi i rrugës Dhërmi – Sarandë , zgjerimi dhe rehabilitimi i akseve turistike si ky i Ksamilit, apo të gjitha rrugët ndërlidhëse në skajin jugor të vendit, pavarësisht se kanë qenë në planet tone, tashmë duhet ti përshpjetojmë në kohë.
I njëjti proces duhet të ndodh me bashkitë , të cilat duhet të studiojnë dhe projektojnë kapacitete të reja shërbimesh, duke nisur nga parkimi publik e deri tek pastrimi .
Sfidat na motivojnë!

Një ndër ata të cilët kanë mbetur të habitur me këndvështrimin e Ballukut, është edhe gazetari Osman Stafa.

Ai thotë se është fyese dhe tallëse ta paraqesësh trafikun si sukses. “Në vend që trafiku të jetë një shqetësim për ministren, ai paraqitet si një sukses. Sa absurde. Sa fyese dhe tallëse për të gjithë”, shkruan gazetari.

Reagimi i plotë i Stafës:

Kur pashë këtë postim të Ministres Balluku, isha duke lexuar librin “Verbëri” të Jose Saramango-s. (Për ata që e kanë lexuar këtë libër do më kuptojnë”).
Fillova dhe po mendoja.
Edhe problematikën, siç është trafiku, këta e kthejnë dhe e bëjnë të duket sukses.
Por a mendon ministrja stresin që kalojnë shoferët, që vijnë nga Shqipëria e jashtë saj, për këtë trafik?
Për lodhjen që mund t’u ketë shkaktuar rruga e gjatë, vapa etj.
Vaj halli nëse do të kemi trafikun njësi matëse për nr e lartë të vizitorëve.
Në vend që trafiku të jetë një shqetësim për ministren, ai paraqitet si një sukses. Sa absurde. Sa fyese dhe tallëse për të gjithë.
Hyn në Sarandë dhe mbetesh në trafik. Shkon në Ksamil mbetesh në trafik. Shkon në Velipojë e Shëngjin, mbetesh në trafik. Shkon për në Shkodër apo Kosovë, mbetesh në trafik. Shkon për në Durrës, sa hynë në autostradë, prap trafik.
Për ne është torturuese, e lodhshme, kohë e çuar dëm të rrimë në trafik, por për ministren është sukses i garantuar.

Etiketa: BallukuKsamilmi verberi

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
SPAK s’e lufton dot MAFIA-n, me Ramën kryeministër e Veliajn në zyrë

SPAK s'e lufton dot MAFIA-n, me Ramën kryeministër e Veliajn në zyrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Lexo më shumë
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com