GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Arrestimet për Sterilizimin, Spahia: Vonë dhe shumë pak

në Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Pezullimi i drejtuesit të lartë të policisë, Spahia: Lidhje me bandat kriminale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Bardh Spahia ka reaguar pas arrestimit të zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë nga SPAK.

Spahia është shprehur se pas 7 vitesh denoncime nga PD për koncesionin korruptiv të sterilizimit, SPAK më në fund ka një rezultat konkret.

Postimi:

Arrestimet për koncesionin e sterilizimit, shumë vonë dhe shumë pak.

Pas 7 vitesh denoncime nga PD për koncesionin korruptiv të sterilizimit, SPAK më në fund ka një rezultat konkret. Disa të arrestuar të rëndësishëm, por jo kokat e vendimarrjes dhe abuzimit me këtë koncesion. Nuk ka ndonjë sekret publik se Edi Rama po bën gjithçka për të ruajtur ministrat e tij të shëndetësisë nga prangat e drejtësisë dhe deri tani ia ka dalë.

Ndër vite, siç tregon dhe video më poshtë (e vitit 2019), kam treguar me dokumenta zyrtare masakrën financiare të koncesionit të sterilizimit dhe qëndrimet antihumane thellësisht korruptive të qeverisë. Në vend që të kërkonte ndërprerjen e koncesionit si kundërproduktiv, tmerrësisht të shtrenjtë, abuziv dhe të papërballueshëm nga buxheti, Ministrja Manastirliu kërkonte ndërprejen e operacioneve për qytetarët. Dhe çfarë ka bërë drejtësia për këtë? Asgjë!

Çdo vonesë e SPAK-ut për të bërë drejtësi të plotë, të pavarur nga qeveria kushton shumë, jo vetëm për sistemin e shëndetësisë, shëndetin e xhepat e qytetarëve por edhe tek besueshmëria e institucionit. Megjithëse koncesionari është paguar rreth 80 milionë euro, koncesioni korruptiv duhet ndërprerë menjëherë dhe për qytetarët duhet gjetur një zgjidhje që u shërben atyre, jo xhepit të Edi Ramës me shokë.

Etiketa: Bardh Spahia

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Conference League/ Tirana, Vllaznia dhe Egnatia njihen me rivalët e turit të dytë

Partizani pranë play-offit, kryeson në 45 minutat e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com