GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA, tërhiqet urdhëri për bastisjen e gazetës në Kansas

21:33 - 17/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, tërhiqet urdhëri për bastisjen e gazetës në Kansas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një urdhër që krijoi mundësinë për bastisjen nga policia të një gazete në Kansas javën e kaluar u tërhoq të mërkurën dhe të gjitha sendet që u sekuestruan tani do t’i kthehen gazetës.

Tërheqja e urdhërit u bë disa ditë pasi Byroja e Hetimit në Kansas mori përsipër çështjen që çoi në bastisjen nga policia, veprim që nxiti protesta nga grupe dhe organizata mediatike.

Shtatë policë nga departamenti i policisë së qytetit Marion bastisën të premten zyrat e revistës “Marion County Record” si dhe shtëpinë e botuesit dhe bashkëpronarit të revistës, Eric Meyer.

Prokurori i qarkut Marion, Joel Ensey, tërhoqi urdhrin të mërkurën, duke thënë për median se deklaratat e marra nga organet e rendit nxjerrin në dritë mundësinë që një punonjës i gazetës mund të ketë kryer veprime të paligjshme me kompjuter, por nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhnin “kimin e supozuar me bastisjen dhe sekuestrimin e pajisjeve”.

Mbi 30 organizata mediatike kanë protestuar kundër veprimit të policisë, përmes një letre drejtuar organeve të rendit të qytetit Marion. Organizatat e mirëpritën vendimin, por thanë se policia lokale duhet të mbahet përgjegjëse për bastisjen.

“Ne do të shqyrtojmë hapat e ndërmarrë dhe do të punojmë për të përcaktuar mënyrën më të mirë për ta trajtuar rastin. Pasi të përfundojë hetimi ynë i plotë, ne do t’ia përcjellim të gjitha faktet hetimore prokurorit për shqyrtim”, tha zëdhënësja e Byrosë së Hetimit në Kansas, Melissa Underwood për gazetën “Marion County Record”.

Shtëpia e Bardhë shprehu shqetësime për bastisjet të mërkurën.

“Bastisja ngre shumë shqetësime dhe shumë pyetje për ne”, tha sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre. “Liria e shtypit, është një vlerë thelbësore për demokracinë tonë”.

Në një deklaratë mbrëmjen e së hënës, guvernatorja e Kansasit Laura Kelly shprehu mbështetjen për hetime të mëtejshme mbi bastisjen.

“Dua të sigurohem që në shtetin e Kansasit, nuk do të shkelet e drejta kushtetuese e individëve apo e shtypit për lirinë e fjalës”, tha zonja Kelly.

Urdhëri i bastisjes lidhet me një përplasje ndërmjet gazetës në fjalë dhe zonjës Kari Newell, pronare e një restorani që e akuzon gazetën për shkelje të ligjeve të privatësisë.

Zonja Newell thotë se gazetarët kishin siguruar në mënyrë të jashtëligjshme të dhënat e saj personale, përfshirë dënimin e saj në vitin 2008 për shkak se i kishte dhënë makinës në gjendje të dehur, raportoi agjencia e lajmeve Associated Press.

Bashkëpronari i revistës Eric Meyer thotë se ai beson që mbulimi që i bën gazeta politikës vendore në Kansas ka luajtur rol tek bastisja.

Ai tha se gazeta po hetonte gjithashtu veprimtarinë e mëparshme të shefit të policisë Gideon Cody dhe të policisë në Kansas City, të shtetit Misuri. Zoti Cody udhëhoqi bastisjen e së premtes së kaluar./VOA

Etiketa: gazetaKansas CitySHBA

Lajme të lidhura

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Futbollisti nga Kosova blihet nga Dinamo

Futbollisti nga Kosova blihet nga Dinamo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com