GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Polonia, referendum popullor për pranimin apo jo të emigrantëve

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Polonia, referendum popullor për pranimin apo jo të emigrantëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Parlamenti i Polonisë miratoi të enjten një rezolutë për të mbajtur një referendum mbi imigracionin dhe tre çështje të tjera në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare më 15 tetor, në atë që disa analistë thonë se është një përpjekje e qeverisë për të mobilizuar bazën e saj.

Nacionalistët e partisë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi thonë se përmes referendumit synohet që të respektohet vullneti i popullit për katër çështje: privatizimi i kompanive shtetërore, rritja e moshës së pensionit, ndërtimi i një barriere në kufirin me Bjellorusinë dhe pranimi ose jo emigrantëve sipas një marrëveshjeje të Bashkimit Europian, shkruan Zëri i Amerikës.

Mbajtjen e referendumit e paralajmëroi në fund të javës së shkuar, kryeministri Mateusz Morawiecki.

Polonia strehon më shumë se një milion refugjatë ukrainas, të cilët janë kryesisht të bardhë dhe të krishterë, por zyrtarët e kanë bërë të qartë prej kohësh, se ata i konsiderojnë myslimanët dhe të tjerë nga kultura të ndryshme si kërcënim për identitetin kulturor dhe sigurinë e kombit.

Në muajin qershor, ministrat e Brendshëm të BE-së miratuan një plan për të ndarë përgjegjësinë për emigrantët që hyjnë në Evropë në mënyrë të paligjshme, një çështje që ka krijuar një prej krizave politike më të gjata të bllokut.

Opozita në Poloni, thotë se partia në pushtet po keqpërdor fondet publike me synim mobilizimin e mbështetësve të saj dhe nxitjen e një fushate denigruese ndaj kundërshtarëve politikë.

“Ne nuk do të lejojmë që emigrantët e paligjshëm të hyjnë me forcë në vend, nuk jemi dakord me shitjen e aseteve tona kombëtare, jemi kundër rritjes së moshës së pensionit. Duam të dëgjojmë zërin të polakëve”, tha zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller gjatë një debati në dhomën e ulët të parlamentit.

Borys Budka, një ligjvënës nga partia kryesore opozitare, Platforma Qytetare Liberale (PO), tha se votimi nuk do të jetë referendum, por më tepër “një përpjekje për të anashkaluar të gjitha rregulloret në lidhje me financimin e fushatës zgjedhore”.

Në vitin 2022, Hungaria mbajti një referendum për çështjet që lidheshin me komunitetin LGBT, krahas zgjedhjeve.

 

Etiketa: EmigrantëPoloniReferendum

Lajme të lidhura

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme
Botë

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

15:31 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Para
Doli nga shtëpia, arrestohet “dy herë” 28-vjeçari nga Shkodra

Plagosi me thikë 41-vjeçarin në Kuçovë, policia identifikon autorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com