GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Starton Bundesliga, kush do ta ndalë Bayern Munich?

13:18 - 18/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Starton Bundesliga, kush do ta ndalë Bayern Munich?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Werder Bremen-Bayern Munich hapin sonte edicionin e 61-të të Bundesligës. Po sot nis edhe “gjuetia” për bavarezët, fituesit e 11 titujve të fundit. Sot për sot është e vështirë të imagjinohet një tjetër fitues i Bundesligës. Sezoni i kaluar ishte tregues në këtë drejtim, me Bayernin pa një qendërsulmues të vërtetë dhe që bëri gjithçka për ta humbur titullin, duke arritur ta fitonte gjithsesi falë “harakirit” të Borussia Dortmundit. Këtë vit, Tuchel do të ketë një numër real 9, të denjë për Robert Lewandowski: Harry Kane, për të cilin u shpenzuan 100 milionë euro.

Bayern mes shpenzimeve rekord dhe parametrave zero – Anglezi është padyshim blerja e vitit në tregun gjerman. Bavarezët gjithashtu forcuan mbrojtjen me ardhjen e Kim Min-Jae nga Napoli dhe realizuan dy goditje pa kosto: Raphael Guerreiro, i cili do të konkurrojë Alphonso Davies për titullarin në krahun e majtë dhe Konrad Laimer, tashmë i rezervuar prej disa kohësh për mesfushën.

Leipzig, të ardhura të mëdha dhe investime të forta – Vlen të përmendet edhe merkatoja e Leipzig, gjithashtu rezultat i arkëtimeve monstruoze. Klubi gjerman arkëtoi 240.70 milionë euro nga shitjet, nga të cilat vetëm 90 për Gvardiol, që shkoi te Manchester City. Mbi 150 milionë u riinvestuan, me Lois Openda të thirrur për të harruar Nkunkun, Lukeba për të zëvendësuar Gvardiol dhe përforcimet e zakonshme nga Salzburg (Benjamin Sesko dhe Nicolas Seiwald shkuan në Gjermani). Mbani një sy te Xavi Simons, një nga më të mirët në “Eredivisie” e fundit me PSV-në, i cili u kthye te PSG dhe u huazua menjëherë te klubi sakson.

Dortmund – Ai mund ta kishte ndërprerë dominimin e Bayernit, por Borussia Dortmund bëri “vetëvrasje” ndeshjen e fundit të kampionatit të kaluar. Sezonin e ri e fillon pa Jude Bellingham. 103 milionët e mbledhura nag shitja e anglezit u riinvestuan pjesërisht në blerjen e Felix Nmecha të Wolfsburgut dhe Marcel Sabitzer të Bayernit. Megjithatë, senatorët Hummels dhe Reus qëndruan edhe për një vit. Borussia Dortmund rinovoi me Emre Can, i cili mori edhe shiritin e kapitenit. Verdhezinjtë e nisin sërish në ofensivë me modulin 4-1-4-1, një lojë e sprovuar dhe me trajner Edin Terzic, i cili e ka BVB në gjak dhe gëzon një vlerësim të madh në mjedis.

 

Etiketa: Bundesliga

Lajme të lidhura

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të
Breaking Views

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit
Sport

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Para
62-vjeçari plagos të shoqen dhe djalin në Maliq, hap zjarr ndaj policisë

E premte e zezë! 15-vjeçarin e zë korrenti duke punuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

Lexo më shumë
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com