Një plagosje me armë zjarri është shënuar këtë mbrëmje në Gjadër të Lezhës.
Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar.
I plagosuri është identifikuar si Dorjan Gjini. Mësohet se Gjini është plagosur në këmbë.
I riu është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Lezhës për kurim. Policia ndodhet në vendngjarje.
I plagosuri është nga fshati Balldre i Lezhës.
Discussion about this post