GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga Shkodra në Vlorë, 5 aksidente shënohen brenda 2 orësh

07:43 - 19/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga Shkodra në Vlorë, 5 aksidente shënohen brenda 2 orësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pesë aksidente janë raportuar brenda 2 orësh mbrëmjen e djeshme në të gjithë vendin. Në Fier makina përplasi një këmbësor të moshuar, i cili ndërroi jetë. Ndërkohë në Maliq 58 vjeçari, që u aksidentua edhe ai nga makina, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në Shkodër një makinë me targa italiane ku udhëtonte një familje shqiptarësh, që kishin ardhur me pushime, u përplas me një makinë tjetër.   4 persona, mes tyre dy fëmijë, u lënduan. Ndërkohë, në Sarandë motori ku udhëtonin dy turistë 60 vjeçarë u rrëzua afër tunelit në Kardhiq – Delvinë.

Aksidenti në Fier

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Buzëmadh, automjeti tip “Opel” që drejtohej nga shtetasi O. P., ka aksidentuar shtetasin Nazer Mehmetaj, 84 vjeç (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Në Maliq

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në afërsi të fshatit Ciflik. Mjeti tip Porshe që po udhëtonte drejt Korçës u përlas me një makinë që po shkonte në drejtim të Pogradecit. Raportohet për dëme materiale ndërsa fatmirësisht dy shoferët kanë pësuar dëmtime të lehta.

Ndërkohë në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. T., ka përplasur këmbësorin Thoma Kolvani, rreth 58 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Në Shkodër

Në aksin Shkodër – Kryebushat, në vendin e quajtur Melgushë. Dy automjete u përfshinë në aksident. Si pasojë një mjet tip Audi me targa shqiptare në të cilën po udhëtonin 2 persona u përplas me një mur betony, ndërsa makina tip Opel me targa italiane në të cilën ndodhej një familje emigrantës doli nga rruga duke përfunduar poshtë rrugës nacionale.

Nga të dhënat paraprake mësohet se në spitalin rajonal të Shkodrës janë dërguar 2 personat që ndodheshin në mjetin tip Audi, si dhe dy fëmijë të mitur. Mjekët thanë se të gjithë personat e mbërritur në spital janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa fëmijët kanë pësuar vetëm tronditje.

Në Sarandë

Dy turistë, mes tyre një shtetas austriak dhe një gjerman u plagosën pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonin doli nga rruga në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e e quajtur Skërficë

Aksidenti u shënua mbrëmjen e 18 gushtit. Shtetasi gjerman R. B., 69 vjeç, duke drejtuar motoçikletën, 300 metra në dalje nga tuneli për në Sarandë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e  motoçikletës dhe për pasojë motoçikleta ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga të motoçikletës janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri shtetasi austriak G. G., 60 vjeç, informoi policia e Vlorës.

Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin e Sarandës.

Etiketa: aksidenteShkodërVlore

Lajme të lidhura

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Para
Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 10 Korrik 2023

Kursi zyrtar i këmbimit, 19 Gusht 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com