GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shiu normalizon situatën në hidrocentrale, KESH: Në Fierzë nuk prodhohet, po ruajmë rezervën

17:16 - 30/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shiu normalizon situatën në hidrocentrale, KESH: Në Fierzë nuk prodhohet, po ruajmë rezervën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shiu i ditëve të fundit, ka sjellë efekte pozitive për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, duke përmirësuar situatën hidrike në Kaskadën e Drinit. Sipas të dhënave nga KESH, prurjet në datën 30 nëntor u regjistruan në 300 m3/s në hidrocentralin e Komanit dhe 320 m3/s në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Aktualisht, HEC Koman është në kuotat e 169.6 metra mbi nivelin e detit, ndërsa Vau i Dejës 74.3 m mbi nivelin e detit.

Në këto momente, po prodhohet 10 150 mwh energji, me kapacitete të plotë në këto 2 hidrocentrale, ndërkohë që hidrocentrali Fierzës sipas KESH nuk po prodhon energji, me qëllim ruajtjen e rezervës energjetike, që aktualisht rezulton në 438 GWH. Mungesa e reshjeve të shiut nuk ka favorizuar prodhimin e  energjisë në muajt e fundit, ndryshe nga 6-mujori i parë i vitit që rezultoi një vit i mirë hidrik. Kjo ka sjellë shpenzimin e miliona eurove për importin e energjisë nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore.

Sipas të dhënave, vetëm për muajin nëntor Furnizuesi i Tregut të Lirë, që është pjesë e OSHEE Group shpenzoi 76.43 mln euro, për blerjen e 275 073 MWH energji. Çmimi mesatar me të cilin u sigurua energjia rezultoi në 314.82 euro/mwh, ndërsa rekordi u shënua në një nga procedurat e fundit ku çmimi I blerjes arriti në 378.71 euro/mwh. Viti 2021 konsiderohet i mirë në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike, por ndonëse sasia që blihet nga importit është më e vogël se viti I kaluar, shpenzimet mbeten të larta për shkak të çmimeve të shumëfishuara në tregjet ndërkombëtare.

Ndërsa Enti Rregullator i Energjisë gjatë 9-mujorit të këtij viti u prodhuan 7.37 mln mwh energji nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, gati 2-fish më shumë në raport me një vit më parë, ku për të njëjtën periudhë u gjenerua rreth 4 mln mwh energji.

Etiketa: FierzehidrocetraleKESHnormalizonrezervashiuSituata

Lajme të lidhura

“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali
Aktualitet

“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali

12:15 - 31/01/26
Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm
Aktualitet

Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm

11:20 - 31/01/26
Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE?
Aktualitet

Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE?

09:30 - 31/01/26
Para
COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, mbi 400 të infektuar dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, mbi 400 të infektuar dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet pse nuk fton në...

Lexo më shumë
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

14:15 - 31/01/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Arrestohet çifti mashtrues/ Premtonin apartamente, përvetësonin mijëra euro

13:59 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com