GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ndikimi i sanksioneve në Nigeri

19:36 - 21/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndikimi i sanksioneve në Nigeri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tregtia midis Nigerisë dhe Nigerit është ndalur si rezultat i sanksioneve të vendosura për shkak të grushtit të shtetit të korrikut në Niger. Në Nigerinë fqinje, zyrtarët thonë se mund të humbasin mbi 200 milionë dollarë si pasojë e rënies së eksporteve. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Alhasan Bala, ishte në qytetin kufitar të Nigerisë, Magama Jibia dhe njofton se kjo po shkakton vështirësi ekonomike për shumë komunitete në kufi.

Për dy javë, Bilya Isa ka qenë një nga shoferët e shumtë që janë detyruar t’i parkojnë kamionët e tyre me mallra, në Magama Jibia të Nigerisë, pranë kufirit me Nigerin.

Kufijtë u mbyllën për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Nigerit nga komuniteti ndërkombëtar dhe blloku rajonal, Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore, ose ECOWAS.

Sanksionet pasuan grushtin e shtetit të korrikut në Niger. Zyrtarët nigerianë thonë se mbyllja mund të rezultojë në humbje prej 226 milionë dollarësh.

“Kam gati 15 ditë që jam në këtë kufi. Mallrat që po transportoj do të prishen nëse mbyllja vazhdon edhe në muajin tjetër. Do të jetë një humbje e madhe për ne dhe pronarin. Nuk kam para me vete tani; miqtë e mi më sjellin ushqim”, thotë shoferi i kamionit, Bliya Isa.

Aspektet e jetës së zakonshme në këtë komunitet janë penguar nga pasiguria në Niger dhe sanksionet që pasuan.

Abdulqadir Sani është pronar dyqani që shet ushqime. Ai thotë se disa njerëz nuk i hapin më dyqanet e tyre për shkak të kërkesës së ulët.

“Shitja është në nivelin më të ulët. Ata që hyjnë në dyqan, vijnë për të marrë para borxh për të ngrënë. Disa dyqane nuk hapen, që nga mbyllja e kufirit”, thotë zoti Sani.

Një tjetër pronar dyqani, Muhammad Adamu, thotë se sanksionet kanë bërë që edhe çmimet e mallrave të rriten shumë.

“Kostoja e jetesës është rritur. Çmimi i mallrave është trefishuar. Për shembull, çmimi i orizit është rritur në rreth 4 dollarë nga mbi 1 që ishte më parë. Duket se ne, komunitetet kufitare të Nigerisë jemi më të prekurit nga sanksionet sesa njerëzit në Niger”, thotë zoti Adamu.

Inflacioni në Nigeri ka qenë në rritje prej vitesh dhe aktualisht qëndron në rreth 23 për qind. Kjo po i shtrenjton disa mallra përtej mundësive të të varfërve, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave të vendit.

“Qeveria po ndërmerr të gjitha masat për të lehtësuar jetën e banorëve të shtetit Katsina të Nigerisë, veçanërisht atyre përgjatë kufirit. Qeveria tanimë ka blerë drithëra që po shpërndahen falas, thotë Malam Bala Salisu, Komisioner i Informacionit për shtetin Katsina, në kufi me Nigerin.

Bashir Adeniyi, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Doganor të Nigerisë këmbëngul se mbyllja e kufirit ia vlen megjithë rrezikun financiar pasi shqetësimet e sigurisë janë të mëdha.

“Ndonjëherë duhet të shikoni edhe anën tjetër të situatës. Që marrëdhëniet ekonomike të lulëzojnë, ju gjithashtu duhet t’i përshtatni ato në një atmosferë paqeje dhe sigurie. Kur kjo mungon, ne duhet të vendosim një ekuilibër midis të dyjave”, thotë zoti Adeniyi.

Me vendosjen e forcës ushtarake në gjendje gatishmërie nga ECOWAS-i, banorët e këtij komuniteti kufitar nuk shqetësohen vetëm për kushtet e jetesës, por edhe për sigurinë e tyre./VOA

Etiketa: Nigersanksionet

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
Rina Balaj pjesë e “Big Brother Vip”?

Rina Balaj pjesë e “Big Brother Vip”?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com