GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shpenzoi 400 mijë USD të fondit të Covid, burgoset 3 vjet

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpenzoi 400 mijë USD të fondit të Covid, burgoset 3 vjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një e re nga Miami nw SHBA që gënjeu autoritetet dhe shpenzoi në artikuj luksi rreth 400 000 USD të përfituara si fonde ndihme Covid, është burgosur për tre vjet e gjysmë.

Prokurorët amerikanë thanë se Daniela Rendon pranoi fajin dhe mori dënimin për shpenzimin e $ 381 000 të përfituara nga fondet e ndihmës për sëmundjen, me të cilat financonte stilin e saj shpërdorues të jetesës.

31-vjeçarja kishte përfituar paratë nga programi i mbrojtjes nga plagosjet apo katastrofat duke falsifikuar të dhënat e biznesit të saj të agjencisë së pronave, kostot dhe shifrat taksore të një numri punonjësish, që ata të klasifikoheshin për ndihmat qeveritare.

Ajo mori gjithashtu dhe një hua të butë në kuadër të pandemisë, me të cilën bëri një seri blerjesh luksi.

E reja kishte marrë me qera automjet Bentley Bentayga 2021, po ashtu mori me qera një apartament bregdetar në Biscayne Bay, paguante për procedura kozmetike dhe dermatologjie, si dhe blerje të tjera të këtij loji.

Kur autoritetet zbuluan shifrat e gënjeshtërta të Rendon ndaj saj u ngritën shtatë akuza mashtrimi bankar, dy akuza pastrimi parash dhe një akuzë vjedhje identiteti nga vartësit e saj me qëllim përfitimi. E përditshmja vendase Miami Herald, shkruante se gjyqtari i tha Rendon se ishte motivuar vetëm nga ‘makutëria e pandalshme’.

Rendon shkroi më pas një letër të shkurtër pendese për gjykatën që solli dhe reduktimin e dënimit të saj, pasi mund të përballej ndryshe me deri në 20 burg.

“Nuk është e thjeshtë të të shohësh sesi vjedh ndaj fqinjëve, miqve dhe qytetarëve të tjerë”, tha gjykatësi K. Michael Moore, duke urdhëruar që ajo të kthejë gjithashtu $198 990.

Autoritetet në Florida thanë se ajo është mes qindra të tjerëve që kanë abuzuar me programin e ndihmës së sëmundjes me hua për bizneset e vogla.

Autoritetet në SHBA kanë pranuar më parë se më shumë se 200 miliardë dollarë nga fondet e ndihmës së pandemisë janë vjedhur gjatë abuzimeve e mashtrimeve individuale.

Etiketa: SHBA

Lajme të lidhura

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Para
SHBA ofron ndihmën e madhe ushtarake për aleatin e saj

SHBA bën thirrje për qytetarët e saj që të largohen nga Bjellorusia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dënimi i ish-krerëve  të UÇK-së, reagon Salianji: Asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë e Kosovës për liri
Aktualitet

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Salianji: Asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë e Kosovës për liri

13:19 - 16/09/26

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specilizuara të Hagës për katër ish-krerët e Ushtrisë...

Lexo më shumë
Avokati i Thaçit: Godita kokën me grushte kur gjykatësi tha ‘Në emër të popullit të Kosovës”!

Avokati i Thaçit: Godita kokën me grushte kur gjykatësi tha ‘Në emër të popullit të Kosovës”!

13:11 - 16/09/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Çmimi i naftës mbi 220 lekë për litër prej dy javësh, riaktivizohet Bordi i Transparencës

12:48 - 16/09/26
Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë

12:36 - 16/09/26
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar

12:30 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com