GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Hakerët e Koresë së Veriut targetojnë stërvitjet ushtarake të SHBA

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hakerët e Koresë së Veriut targetojnë stërvitjet ushtarake të SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hakerët e dyshuar veri-korean kanë targetuar një ushtrim të përbashkët ushtarak mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut i cili zhvillohet nga nesër, megjithatë informacioni i klasifikuar nuk është komprometuar, deklaroi policia jug-koreane.

Forcat e Koresë së Jugut dhe ato amerikane do të fillojnë të hënën stërvitjet verore 11-ditore të Ulchi Freedom Guardian për të përmirësuar aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur kërcënimeve bërthamore dhe raketore në zhvillim të Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut kundërshton ushtrime të tilla duke thënë se ato janë përgatitje nga SHBA-ja dhe aleati i saj jug-korean për një pushtim të shtetit diktatorial, raporton Reuters.

Hakerët besohej se ishin të lidhur me një grup koreano-verior që studiuesit e quajnë Kimsuky dhe ata e kryen hakimin e tyre nëpërmjet emaileve me kontraktorët e shtetit fqinj që punonin në qendrën e kombinuar e simulimit të luftës së stërvitjes Kore e Jugut-SHBA, tha në një deklaratë Agjencia e Policisë Provinciale Gyeonggi Nambu.

“U konfirmua se informacioni i lidhur me ushtrinë nuk ishte vjedhur”, bëri të ditur policia në një deklaratë të dielën.

Koreja e Veriut ka mohuar më parë çdo rol në sulmet kibernetike. Sipas studiuesve, hakerët e Kimsuky kanë përdorur prej kohësh e-maile “spear-phishing” që mashtrojnë objektivat që të heqin dorë nga fjalëkalimet ose të klikojnë bashkëngjitjet ose linqet që ngarkojnë malware.

Policia e Koresë së Jugut dhe ushtria amerikane kryen një hetim të përbashkët dhe zbuluan se adresa IP e përdorur në tentativën e hakerimit përputhej me atë të identifikuar në një hakim të vitit 2014 kundër operatorit të reaktorit bërthamor të Koresë së Jugut, deklaroi policia.

Etiketa: hakeratKoreja e Veriut

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
Zjarret në Siçili, evakuohen turistët dhe ndërpritet transporti

Zjarri në Gjirokastër shkrumbon 2 hektarë kullota

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, duke sjellë një ashpërsim të masave për shkelësit. Ndryshimet kryesore...

Lexo më shumë
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com