GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Ja kush janë mbrojtësit e besimit 7000-vjeçar

23:14 - 21/08/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja kush janë mbrojtësit e besimit 7000-vjeçar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lalish është një fshat i vogël malor në Kurdistan, me një popullsi prej vetëm 25 banorësh. Pranë tij, shtrihet një kompleks faltoresh që konsiderohet vendi më i shenjtë i Jazidizmit, një fe e lashtë me rreth 700.000 ndjekës në mbarë botën. “Fshati Lalish është po aq i shenjtë për jezidët saç është Meka për myslimanët”, shprehen besimtarët.

Ky vend i lashtë 4000-vjeçar përbëhet nga një numër i madh faltoresh me maja të dallueshme konike, më e rëndësishmja prej të cilave ruan varrin e Shejh Adi ibn Musafir, i konsideruar si themeluesi i këtij besimi. Origjina e saktë e Jazidizmit është një çështje e diskutueshme, por mendohet se daton më shumë se 7000 vjet më parë dhe, me kalimin e kohës, ka arritur të përfshijë elemente të besimeve të tjera, duke përfshirë Zoroastrianizmin, Misticizmin Sufi, Krishterimin dhe Judaizmin.

Sipas Jazidizmit, ekziston një Zot (“Kuda” në gjuhën kurde) që krijoi njerëzimin, ndërsa të gjitha qeniet e tjera të gjalla ishin vepër e shtatë engjëjve të udhëhequr nga Engjëlli Malak Taus. Një aspekt tjetër i rëndësishëm i besimit Jezidi, është lidhja e ngushtë e njeriut me botën natyrore.

“Gjarpri i zi në hyrjen e tempullit tonë simbolizon respektin për Nënën Natyrë, ne kurrë nuk do të vrisnim një gjarpër, edhe nëse ai ishte helmues”, thotë një nga besimtarët. Gjarpri është veçanërisht simbolik për jazidët, të cilët besojnë se pasi Arka e Noes u dëmtua kur u ndal në majën e malit Ararat, një gjarpër mbylli hapësirën e dëmtuar me trupin e tij, duke shpëtuar anijen nga fundosja dhe të gjithë ata që ishin në bord nga mbytja.

Ashtu si myslimanët që udhëtojnë për në Mekë, jezidët janë të detyruar të bëjnë pelegrinazh në Lalish të paktën një herë në jetë, ndërsa ata që jetojnë në Kurdistan ose Irak duhet ta vizitojnë të paktën një herë në vit. Pelegrinët dhe vizitorët duhet të hyjnë në kompleks me veshje modeste dhe të ecin zbathur për të respektuar shenjtërinë e vendit.

Lalish ka vetëm 25 banorë të përhershëm të cilët janë: një prift, murgj të ndryshëm, një murgeshë dhe të ashtuquajturit “shërbëtorë të shtëpisë”, të cilët janë përgjegjës për pastrimin, mirëmbajtjen, kujdesin për pyjet e gjithashtu pastërtinë e dheut, pasi gjatë pelegrinazhit besimtarët marrin me vete dheun nga toka e Lalishit. Thuhet se çdo jezidi duhet ta ruajë atë si hajmali, pasi është një pjesë kyçe e riteve të varrimit Jazidi. Në arkivol vendosen edhe monedha (një traditë e lashtë babilonase) në mënyrë që i ndjeri të ketë para për të shpenzuar në parajsë.

Megjithatë, jazidët janë përballur me histori të gjata persekutimesh. Nga koha e Osmanit I, themeluesit të Perandorisë Osmane, e deri te Saddam Hussein dhe anëtarët e Shtetit Islamik, besimtarët kanë vuajtur gjenocide dhe tortura nga më të ndryshmet. Dikur mbulesa e kokës që vishnin burrat jazidi ishte e bardhë, por tani janë të kuqe për të përfaqësuar gjakderdhjen ndër breza.

Gjithsesi, jazidët ia kanë dalë t’i mbijetojnë çdo sfide dhe të ruajnë me fanatizëm besimin e tyre unik, traditat dhe kulturën. Ata nuk e mendojnë veten si një komunitet gjithëpërfshirës, pasi nuk pranojnë konvertimin dhe as martesat me besime të tjera. “Nëse e mbajmë Jazidizmin të pastër, ne mund të ruajmë mënyrën tonë të jetesës. Kjo i mban shpirtrat tanë të qetë dhe do të thotë se ne do të jemi të aftë të durojmë çdo gjë që na del përpara. Pa rrënjë të thella, pema bie. Është e njëjta gjë edhe me jezidizmin”, shprehen besimtarët.

Etiketa: besimi fetar 7000-vjecarJazidizmiKurdistanLalish

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit
Aktualitet

Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit

17:58 - 04/12/25
Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë
Aktualitet

Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

17:45 - 04/12/25
Para
Hana nis rrugëtimin shkollor, emocionohet Mozzik

Hana nis rrugëtimin shkollor, emocionohet Mozzik

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht...

Lexo më shumë
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com