GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arqipeshkvi i ri Arjan Dodaj rrëfehet: Nga largimi me skaf, tek rruga drejt Zotit

19:14 - 30/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arqipeshkvi i ri Arjan Dodaj rrëfehet: Nga largimi me skaf, tek rruga drejt Zotit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Imzot Arjan Dodaj, do të jetë Arqipeshkvi i ri i Arqidioqezës Tiranë-Durrës, duke zëvendësuar në këtë detyrë imzot George Frendon, pas dorëheqjes së këtij të fundit.

Ai ka rrëfyer rrugëtimin e tij, teksa thekson se si shumë të rinj shqiptar është larguar nga vendi me skaf, ndërsa jep detaje si nisi praktikimin e besimit të tij fetar.

“Si shumë shokë të mi, jam larguar nga vendi me skaf, për të realizuar ëndrrat. Zoti më ruajti nga disa përvoja të caktuara apo miqësi. Duke ndenjur me një grup djemsh që shkonin në një famulli, ngadalë lindi te mua pikëpyetja mbi diçka që shkonte përtej materiales”, shprehet Dodaj.

Ai komentoi gjendjen e shoqërisë shqiptar, teksa bëri thirrje që shqiptarëve të iu rikthehet besimi sërish tek shqiptari. Ai shprehet se duhet të përqendrohemi tek edukimi dhe kultura si zgjidhje ndaj shumë problematikave:

“Kemi nevojë që ta pasurojmë kulturën, pasi kultura pa njeriun nuk ndërtohet dot. Ne flasim shpesh për kulturën, por anulojmë njeriun”. Politikën e sheh si pasqyrë të popullit, e për këtë kërkon nga shqiptarët rikthimin e vlerave të të parëve: “Shqiptari duhet të zbulojë sërish besimin te shqiptari.

Ne e kemi aftësinë e fjalës së dhënë, të besës. Sot, nuk të pret në besë politikani, por vëllai ose miku. Nëse nuk kthehemi te vlerat morale, nuk mund të kemi arsye që të pretendojmë që dikush tjetër të na dalë zot”.

Meshtari i mirënjohur, don Arjan Dodaj, lindi në Laç të Kurbinit, në Kryediqezën e Tiranë-Durrësit, më 21 janar 1977. Në vitin 1993, pasi kishte kryer shkollën e mesme në qytetin e lindjes, emigroi në Itali. U vendos në Cuneo, ku nisi të punojë.

Më 1977 kërkoi të pranohej në Vëllazërinë Meshtarake të Bijve të Kryqit, pranë Bashkësisë “Shtëpia e Marisë”, në Romë. Në rrugën e përgatitjes për meshtari, nisi studimet e filozofisë e të teologjisë pranë Universitetit Papnor “Mbretëresha e Apostujve” ku mori titullin e Bakalaureatit.

U shugurua meshtar më 11 maj 2003 nga Papa Gjon Pali II, në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe u inkardinua në Dioqezën e Romës, si anëtar i Vëllazërisë meshtarake të Bijve të Kryqit, në bashkësinë ” Shtëpia e Marisë”.

Pas shugurimit meshtarak kreu detyra të ndryshme baritore. Nga 2003 deri më 2004 ishte zëvëndës-famullitar në Famullinë “Shën Domenico Guzman”, në Romë; nga 2004 deri më 2005, Zëvendës-Rektor i Rektorisë  së “San Giovanni della Malva” dhe Kapelan i bashkësisë shqiptare në Romë; nga 2005 deri më 2017, zëvendës famullitar i Famullisë “Shën Rafaeli Kryeengjëll”, në Romë.

Etiketa: arqipeshkviImzot Arjan Dodajrrefim

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
P*rdhunuan dhe shitën për 3000 euro vajzat, kush janë prindërit monstër që u arrestuan

P*rdhunuan dhe shitën për 3000 euro vajzat, kush janë prindërit monstër që u arrestuan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com