GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermanët nuk u besojnë më institucioneve të tyre të shtetit

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermanët nuk u besojnë më institucioneve të tyre të shtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania njihej si një vend ku qytetarët mbështesin institucionet. Por duket se ato kohë kanë kaluar. Sipas një sondazhi, vetëm 27 % e qytetarëve besojnë se shteti është në gjendje të bëjë mirë punën e tij.

Mosmbajtja e orëve të mësimit për shkak të mungesës së mësuesve në shkolla, bashkitë që nuk kanë më ku të strehojnë refugjatët, pritjet e përjetshme për zgjatje apo lëshim dokumentesh dhe më në fund një bilanc katastrofik vonesash në hekurudhë: lista e problemeve të shtetit gjerman është e gjatë. Kjo ndikon në disponimin e qytetarëve. Një studim i publikuar këtë javë tregoi se vetëm 27 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë se shteti është në gjendje të bëjë punën e tij. Ndërsa 69 për qind besojnë se institucionet shtetërore janë të mbingarkuara dhe se kryerja e detyrave për të cilat qytetarët paguajnë taksat është përtej mundësive të tyre.

Numra të frikshëm

“Numrat janë të frikshëm,” thotë Ulrich Silberbach, president i Shoqatës Gjermane të Nëpunësve Civil (dbb), i cili autorizoi studimin. Ai thotë se “peshku qelbet nga koka” dhe kritikon stilin e keq të qeverisjes së koalicionit të tanishëm. “Në zyrën e kancelaritkemi një person që thotë se qytetarët do të kenë udhëheqje nëse duan të kenë të tillë. Por duket se qytetarët e perceptojnë ndryshe këtë”, kritikon kreu i sindikatës së punonjësve të qytetit dhe shton: “Pakënaqësinë ndaj strukturave në pushtet e ndjejnë në radhë të parë nëpunësit civilë”.

Ata nga ana tjetër presin mbështetje nga qeveria në kryerjen e punës së tyre të përditshme. Kjo përfshin kryesisht më shumë punonjës, paga më të mira dhe investime në digjitalizimin e administratës publike, e cila ka mbetur prapa vendeve të tjera të zhvilluara. “Vendimi i qeverisë për të ulur fondet për digjitalizimin nga 377 në 3,3 milionë euro është një sinjal krejtësisht i gabuar”, përfundon Silberbach.

Problemi më i madh – refugjatët

Një vështrim më i detajuar i sondazhit tregon se qytetarët janë veçanërisht të pakënaqur me mënyrën se si po tratjohet problemi i refugjatëve. 26 për qind e të anketuarve mendojnë se ky është problemi më i madh i shtetit, i cili po shfrytëzohet nga krahu i djathtë radikal politik, kryesisht nga partia Alternativa për Gjermaninë (AfD). Kjo parti po përfiton politikisht nga tema e refugjatëve, e cila është shndërruar në problem të madh jo vetëm në lindje por edhe në pjesën perëndimore të Gjermanisë. Qytetarët e perceptojnë ruajtjen e drejtësisë sociale në shoqëri si detyrën më të rëndësishme të shtetit. Lufta kundër ndryshimeve klimatike, që qeveria aktuale e rendit si detyrën më të rëndësishme, nuk është më aq e rëndësishme për qytetarët.

Ndarja në Lindje dhe Perëndim

Por Manfred Güllner, drejtor i Institutit Forsa, i cili kreu këtë studim tëopinionit publik, beson se sondazhi tregoi gjithashtu dallime të mëdha në prioritetet e detyrave shtetërore kur bëhet fjalë për pjesët perëndimore dhe lindore të vendit. Investimi në luftën kundër ndryshimeve klimatike është shumë më i rëndësishëm për qytetarët në Perëndim sesa në Lindje të vendit ku çështjet sociale kanë prioritet. “Këto lloj dallimesh shkaktojnë frikë”, thotë Güllner.

Partia AfD, si kritiku më i madh i qeverisë së Olaf Scholzit, po përjeton së fundi një rritje të madhe të popullaritetit në lindje të vendit. Për votuesit e AfD-së, lufta kundër ndryshimeve klimatike nuk luan asnjë rol. Ndërsa për votuesit e partisë ekologjiste, të cilët kryesisht jetojnë në Perëndim të vendit dhe në qendrat urbane, investimi në standardet mjedisore është detyra më e rëndësishme e shtetit./DW

Etiketa: besojnegjermaneinstitucion

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para
Darka ballkanike në Athinë! Ja 8 pikat e deklaratës së përbashkët

Darka ballkanike në Athinë! Ja 8 pikat e deklaratës së përbashkët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com