GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Selia blu: Veliaj i kaloi drejtorit të tij 802 mln lekë për koncerte

14:11 - 22/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Selia blu: Veliaj i kaloi drejtorit të tij 802 mln lekë për koncerte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Selia blu ka denoncuar sot nëpërmjet Departamentit të Antikorrupsionit, se ku shkojnë miliona para të taksapaguesve të Tiranës, të akorduara për koncertet e bashkisë,

Zëdhënësja e këtij departamenti, Genta Vangjeli, bëri një denoncim pulik me emër dhe mbiemër dhe i kërkoi prokurorisë të nisë hetimet për abuzim me detyrën shtetërore.

Deklarata

Dritan Delija është Drejtori i Projekteve Strategjike pranë bashkisë Tiranë prej Dhjetorit 2020 e në vijim, – tha znj. Vangjeli. –  Sigurisht, kjo nuk përbën shkelje dhe as krim. Punonjës të ndershëm të administratës janë thelbësorë në mbajtjen në këmbë dhe mbarëvajtjen e një shteti serioz.

Problematika e postit të z. Delija fillon në momentin kur, sipas dokumenteve zyrtare, Bashkia Tiranë, nga viti 2021 deri Maj 2023, ka disbursuar vlerën prej 802 milion lekësh për shoqërinë KUADËR.COM.

Kjo shumë ka shkuar për përfshirjen e Kuadër.com në 6 projekte kulturore të bashkisë të cilat janë si më poshtë:

Koncerti Notre Dame de Paris- Maj 2023

Koncerti Nikos Vertis Prill 2023

Koncertet e Fundvitit Dhjetor 2022

Tirana Fan Zone Nëntor 2022

Koncerti ‘Rita Ora’ në Korrik 2022

‘Tirana Fan Zone’ Korrik 2021

Për të kuptuar shkeljen duhet bërë publik profili i kompanisë KUADËR.Com. Ajo u rregjistrua pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit në 16 Tetor 2017. Pronarët fillestarë ishin Dritan Delija, Aleksander Cifligu dhe Ilir Pandeli.

Në mars 2018 Dritan Delija kalon aksionet e veta tek 2 ortakët e tjerë të shoqërisë.

Skema është e qartë: Deliaj ka pranuar postin e lartë në Bashkinë e Tiranës, duke ua kaluar ‘me letra’ pronësinë dy ortakëve të vet në biznes dhe gjatë kohës në detyrë, me bujari të madhe, i ka kaluar kompanisë në të cilën vetë ishte aksioner legal dhe tani është aksioner i fshehtë, 802 milion lekë për 6 evente kulturore.

Dritan Delija ka një rekord të ngjashëm edhe kur ka qenë në detyra të tjera shtetërore.

Nga korrik 2018 deri nëntor 2020 ai ka punuar pranë Agjencisë Nacionale të Diasporës si Drejtor Ekzekutiv.

Nga janari 2019 deri në mars 2019, çuditërisht ose aspak çuditërisht, KUADËR.COM ka përfituar 20 pagesa nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare. Këto pagesa lidhen me likujdimet për samite të Diasporës, në vlerën totale të 97 milion lekëve.

Pra, drejtori i Diasporës i ka dhënë kompanisë së tij një tjetër shumë të konsiderueshme për organizime samitesh.

A është rastësi që ish ortakët zyrtarë të Dritan Deliajt përfitojnë fonde publike nga institucionet ku ka qenë, apo është, punëmarrës Dritan Deliaj? Apo e vërteta është se Dritan Deliaj merr përqindjen e tij si ortak i fshehur i KUADËR.COM?

I bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për shkelje dhe abuzim të detyrës shtetërore. Është e papranueshme që zyrtarë shtetërorë zhvillojnë aktivitet privat me para publike.

I bëjmë thirrje publikut, apo zyrtarëve shtetërorë, që kanë njohuri rastesh të ngjashme abuzimesh të denoncojnë pranë Task Forcës së Anti-Korupsionit në Partinë Demokratike në kushtet e anonimatit të plotë dhe ruajtjes se privatësisë.

Adresa jonë është [email protected]

 

Etiketa: koncerteKryesore1selia bluVeliaj

Lajme të lidhura

Kodit Penal në Kuvend/ Ministri: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët, PD: Tërhiqeni, po veproni në fshehtësi!
Breaking Views

Kodit Penal në Kuvend/ Ministri: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët, PD: Tërhiqeni, po veproni në fshehtësi!

22:05 - 27/01/26
Deputetja milionere e “Shqipëria Bëhet”, zbardhet pasuria dhe llogaritë bankare të Ana Dajkos
Breaking Views

Deputetja milionere e “Shqipëria Bëhet”, zbardhet pasuria dhe llogaritë bankare të Ana Dajkos

19:37 - 27/01/26
“New York Times”: Shqipëria krijon ‘Diellën’ për të frenuar korrupsionin, por krijuesit e saj akuzohen për afera me tenderat
Breaking Views

“New York Times”: Shqipëria krijon ‘Diellën’ për të frenuar korrupsionin, por krijuesit e saj akuzohen për afera me tenderat

17:00 - 27/01/26
Para
Armë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës? Deklarata e fortë e eurodeputetes

Armë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës? Deklarata e fortë e eurodeputetes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK
Breaking Views

Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK

23:27 - 27/01/26

Personi që shihni në foto është Vasil Pilo, i riu shqiptar që humbi jetën këtë të martë në aksidentin tragjik në...

Lexo më shumë
Tragjedia me tifozët e PAOK/ Identifikohet mes viktimave edhe 29-vjeçari shqiptar, një tjetër mes të plagosurve

Tragjedia me tifozët e PAOK/ Identifikohet mes viktimave edhe 29-vjeçari shqiptar, një tjetër mes të plagosurve

23:08 - 27/01/26
Policia ndalon një person në qendër të Fierit dhe shoqërohet me furgonin e Forcave ‘Shqiponja

Policia ndalon një person në qendër të Fierit dhe shoqërohet me furgonin e Forcave ‘Shqiponja

22:25 - 27/01/26
Kodit Penal në Kuvend/ Ministri: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët, PD: Tërhiqeni, po veproni në fshehtësi!

Kodit Penal në Kuvend/ Ministri: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët, PD: Tërhiqeni, po veproni në fshehtësi!

22:05 - 27/01/26
Aksident i rëndë në Rumani: mes 7 viktimave, dy tifozë shqiptarë të PAOK

Aksident i rëndë në Rumani: mes 7 viktimave, dy tifozë shqiptarë të PAOK

20:50 - 27/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com