GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Margarinë apo gjalpë? Të vërtetat që vlejnë për mbrojtjen e shëndetit

21:19 - 22/08/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Margarinë apo gjalpë? Të vërtetat që vlejnë për mbrojtjen e shëndetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të ushqehesh me yndyrë të shëndetshme është një sfidë më vete të cilën jo të gjithë e kalojnë me sukses.

Shumica prej nesh mjaftohen të zgjedhin yndyrën që të bën më pak keq se të tjerat.

Kur vjen puna te vaji, pranohet gjërësisht që vaji i ullirit është më i shëndetshmi, por tek yndyrnat e tjera, debatet vazhdojnë.

Shumë studime të konsultuara nga AgroWeb.org faktojnë se për shkak të sasisë së yndyrnave të ngopura që përmban margarina, mjafton një molekulë e vetme që ajo të konsiderohet si një material plastik.

Përmbajtja e këtyre yndyrnave e bën margarinën të zonjën të bllokojë shumë shpejt arteriet dhe të shkaktojë atak në zemër e shumë simptoma të tjera të rrezikshme.

Tani industria e margarinës ka shpikur formula të reja, duke ulur nivelin e yndyrnave të pangopura dhe duke shtuar përbërës më pak të dëmshëm.

  1. Kostot

Kostot ishin një faktor kryesor i shpikjes së margarinës. Rrjedhimisht konsumatorët e blejnë atë pasi kushton më lirë.

Në Shqipëri, 100 gramë margarinë kushton 40 Lek, ndërsa 100 gram gjalpë ka një çmim fillestar prej 100 lekësh. Në Kanada, margarina u ndalua me ligj për 62 vite.

Në aspekt kostosh, margarina fiton.

  1. Shija

Kur vjen puna tek shija, fituesi është i qartë. Vite më parë, atëherë kur margarina pati shkëlqimin e saj, njerëzit ishin të dyzuar, megjithatë kishte disa prej tyre të cilët i qëndruan besnikë gjalpit.

Shija e tij është unike, pavarësisht hyrjeve të reja në treg. Produkte artificiale mundohen ta kopjojnë shijen e gjalpit, por nuk arrijnë të jenë të suksesshëm.

Mjafton të kujtojmë shprehjen popullore “të shkrin në gojë si gjalpi” dhe të kuptojmë sa të apasionuar jemi pas tij.

  1. Nivelet e yndyrnave të shëndetshme të ngopura

Kjo është pika më e fortë e përpjekjeve të margarinës për t’u dukur si e shëndetshme. Gjalpi ka më shumë yndyrna të mira të ngopura.

Më saktë, 100 gramë gjalpë përmbajnë 50 gramë yndyrna të ngopura, ndërkohë që margarina më e mirë përmban 10-35 gram në varësi të cilësisë. AgroWeb.org ju tregon se edhe në këtë pikë gjalpi fiton.

  1. Vitaminat dhe mineralet

E dimë se gjalpi është nënprodukt i qumështit. Gjalpi përmban vitamina A, E, K dhe D. Gjithashtu përmban sasi të larta të seleniumit, një mineral i rëndësishëm dhe antioksidant më i fuqishëm se hudhra.

Gjalpi ofron iodinë, e cila është nevojshme nga gjëndrat tiroide. Nëse gjalpi ushqyesit i ka natyralë, tek margarina këta elementë janë artificialisht të shtuar.

  1. Përmbajtja e kolesterolit

Margarina nuk përmban kolesterol, ndërkohë që të gjithë produktet shtazore siç është gjalpi përmbajnë kolesterol. Nga ana tjetër, vetë trupi prodhon kolesterol për funksionet themelore të tij.

  1. Acidet yndyrore

Gjalpi përmban sasi të acideve yndyrore omega 3 dhe omega 6. Kjo sasi për shumë njerëz është tejet e shëndetshme në krahasim me ushqimet e tjera që konsumojmë.

Fituesi i qartë mes të dyve është padyshim gjalpi, sepse mbi të gjitha dhe pavarësisht të gjithave është një produkt natyral.

Çështja më e rëndësishme është mbajtja në nivele minimale të konsumit të gjalpit dhe rritjes së përdorimit të vajit cilësor të ullirit. Po ju si mendoni?/AgroWeb.org

Etiketa: gjalpimargarina

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Voa: Anashkalimi i Ramës, shenjë e krisjes Tiranë-Athinë

Voa: Anashkalimi i Ramës, shenjë e krisjes Tiranë-Athinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com