GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘The Age’: Si po e përmbyt Australinë me drogë mafia shqiptare

11:09 - 23/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
‘The Age’: Si po e përmbyt Australinë me drogë mafia shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazeta e madhe australiane, ‘The Age’, raporton se mafia shqiptare po e përmbyt Australinë me drogë. Ajo sjell informacione nga një operacion i organizuar së fundmi për të goditur një bandë të kanabisit

Një shtëpi e thjeshtë familjare në veriperëndim të Melburnit është në zemër të një vale krimi, dhune dhe droge që ka përfshirë Australinë.

Fasada është perfekte, një shtëpi e mirëmbajtur me një oborr të rregulluar mirë. Edhe koshat janë vënë me kujdes në rrugicë. Por i tradhton era e rëndë. Era e pagabueshme e kanabisit vjen nga brenda dhe përhapet kudo në rrugë.

Kur policia thyen derën, bimët e kanabisit në madhësinë e pemëve të Krishtlindjes gjenden pothuajse në çdo dhomë të shtëpisë.

Ky zbulim në vetvete nuk është i pazakontë duke pasur parasysh oreksin në rritje të banorëve të Melburnit për këtë bimë. Në vitin 2019 vlerësohej se 35 përqind e tyre kishin përdorur kanabis gjatë jetës së tyre dhe rreth 11 përqind e përdorën atë gjatë vitit të mëparshëm.

Ajo që është ndryshe në këtë shtëpi është se bimët tregojnë se si po ngrihet fuqishëm në pushtet mafia shqiptare, e cila ka përmbytur Australinë me drogë dhe ka shkaktuar një valë dhune.

Kjo ishte vetëm një nga pesë shtëpitë e bastisura nga njësia elitare policore, VIPER, si pjesë e një operacioni për të goditur mafian shqiptare.

Gjatë bastisjeve u kap një ton kanabis me vlerë të paktën 5 milionë dollarë- para që mund të ishin përdorur për të financuar aktivitete të rënda kriminale.

Detektivi i njësisë VIPER, Leigh Howse tha se sindikatat shqiptare të krimit po rrisin ndikimin në tregjet e kanabisit dhe drogës në Australi.

“Ajo që kemi parë 10 vitet e fundit në Australi është një oreks i ndjeshëm për drogat e varësisë, në veçanti për kokainën dhe metamfetaminën”

Të dhënat e inteligjencës tregojnë se kultivimi i kanabisit dhe fitimet që rrjedhin prej tij, përdoren nga grupet e krimit të organizuar për të financuar importin e drogave të tjera”, shprehet ai.

Të dhënat e inteligjencës policore, të siguruara nga ‘The Age’ tregojnë se krimi i organizuar shqiptar është duke vënë nën kontroll kultivimin e marijuanës në shkallë të gjerë, duke dëbuar grupe më të vogla dhe më pak të dhunshme.

Fondet nga këto operacione po përdoren për të përmbytur tregun australian me kokainë të lirë, një lëvizje që policia beson se është e lidhur me të shtënat, sulmet dhe zjarrvëniet ndaj rivalëve të mafies shqiptare.

Bastisjet e fundit çuan në arrestimin e një personi që besohet se është kreu i bandës dhe një gruaje që mendohet se punonte si kujdestare për bimët. Të dy janë shtetas të huaj që kanë hyrë në Australi me viza të përkohshme.

Burri, një shtetas shqiptar 47-vjeçar, që jeton në Australi me një vizë të përkohshme, është akuzuar për pesë akuza të trafikimit të një sasie të madhe kanabisi dhe posedimit të produkteve të veprës penale, pasi oficerët zbuluan rreth 200 mijë dollarë të thata gjatë bastisjes.

 

Etiketa: AustralidrogeKryesore1mafia

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
Para
Pëllumb Gjoka kërkon lirimin nga burgu, Apeli vendos më 29 gusht

Pëllumb Gjoka kërkon lirimin nga burgu, Apeli vendos më 29 gusht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25

Një zakon i vjetër skandinav ndihmon në parandalimin e mykut dhe gjithashtu ju bën të ndiheni “më të lumtur dhe...

Lexo më shumë
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com