GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha-kryesisë: Të rrëzojmë Ramën, ose të ulim kokën para krimit

14:29 - 23/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha-kryesisë: Të rrëzojmë Ramën, ose të ulim kokën para krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati, Sali Berisha, tha sot në mbledhjen e kryesisë së selisë blu, se opozita është në misionin e saj më të rëndësishëm që nga themelimi.

“Kjo është një mbledhje ku ne marrim vendime për Bashkinë e Kukësit, por gjithashtu kjo mbledhje shënon startin e një përpjekje të madhe për analizën, ndërgjegjësimin e shqiptarëve për farsën elektorale 2023 si dhe qëndrimet që duhet të mbajmë ndaj kësaj farse, më e shëmtuara në historinë e pluralizmit politik shqiptar.

Në Shqipëri, del e qartë si kristali se opozita është në misionin më të rëndësishëm të saj që nga themelimi. Mision me të cilin ajo duhet të përmbysë këtë shtet mafioz, këtë sundim të mafies, të kryesuar nga Edi Rama, i cili nuk asnjë lloj interesi tjetër qytetar, kombëtar, shoqëror, civil përveç pasurimit të tij të çmendur dhe klanit të tij.

Edi Rama është i vendosur të sakrifikojë çdo ligj, çdo parim, çdo normë, çdo marrëdhënie, në mënyrë që të konsolidojë pushtetin e tij, të vazhdojë pushtetin e tij.

Zbulimet e fundit të shërbimeve inteligjente franceze, belge, holandeze dhe britanike, dëshmojnë këtu se shoqëria shqiptare e tëra noton mbi krimin, drogën dhe se në Shqipëri, vendimmarrës absolut është krimi. Vendimmarrës që po rrënon më shumë se çdo luftë ka rrënuar një vend, më shumë se çdo luftë ka rrënuar një shoqëri.

Në revanshin e tij, krimi i organizuar kapi zyrtarisht me mandat parlamentar drejtimin e ministrisë së presupozuar të antikrimit.

Kështu që detyra e opozitës është të bindë çdo anëtar dhe mbështetës të saj të ngrihet në protesta që qëndrueshme, të mos ulim kokën. T’i shtrish qafën krimit, do të thotë të të presë kokën. Dhe këtë shqiptarët nuk duhet ta bëjnë kurrë. Këta janë kriminelë që duhet të largohen një minutë e më parë nga pushteti.

Këta nuk respektojnë asnjë rregull, asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj. Këta kanë shndërruar pasuritë e vendit në pasuri personale të klaneve dhe familjeve të tyre. Këta ua kanë marrë shqiptarëve të dhënat personale dhe ia kanë dorëzuar krimit me Taulant Ballën.

Sot, më të mprehta se kurrë janë detyrat e opozitës. Askush nuk mund t’i japë përgjigje kësaj situate përveç opozitës dhe shqiptarëve.

Është absurde të presësh që SKAP-i i partisë do të ndërtojë shtetin. Ata që besojnë këtë, nuk janë realistë. Në këtë det krimi, askush nuk mund t’i jepte përgjigje përveç qytetarëve të revoltuar.

Le që sot janë një së bashku kundër opozitës, kundër popullit opozitar, kundër popullit idealist që denoncon dhe nuk pranon krimet e tyre. Ata janë të gjithë së bashku, me polici, me prokurori, me SHISH, me parlament, me qeveri.

Por ne me shembullin tonë, duhet të udhëheqim. Unë kam shumë besim se ne këtë mision do e përmbushim. Natyrisht na takon detyra të përballemi apo të merremi njëkohësisht me disa çështje. Nuk kemi zgjidhje tjetër!” tha Berisha.

 

Etiketa: berishakrimiRame

Lajme të lidhura

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla
Breaking Views

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!
Breaking Views

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda
Breaking Views

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Para
Përgatitësit atletikë rinovojnë licencat, zgjedhin trajnerin më të mirë

Përgatitësit atletikë rinovojnë licencat, zgjedhin trajnerin më të mirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla
Breaking Views

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

Drejtuesja e Forumit të Gruas Demokrate në Elbasan, Rudina Alla, e cila u përjashtua nga lista e anëtarëve disa ditë...

Lexo më shumë
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com