GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha për deklaratat e Metës: Mashtrime! Përfshirja e tij në fushatë, shkatërrimtare për LSI dhe kosto për PD

20:57 - 30/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha për deklaratat e Metës: Mashtrime! Përfshirja e tij në fushatë, shkatërrimtare për LSI dhe kosto për PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së Lulzim Basha, i ka quajtur mashtrime deklaratat e Ilir Metës i cili tha se kreu i PD i është ulur në gjunjë që të anulonte zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Nga Radari Informativ në Abc përballë Jonida Shehut, Basha i bëri thirrje Metës të thotë të vërtetën se kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve.

“Janë mashtrime dhe gënjeshtra. Meta e di shumë mirë kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Jam në dijeni, por është në nderin e tij të mos gënjejë dhe të thotë të vërtetën. S’jam zëdhënësi i Metës të them kush ia kërkoi… është në nderin e tij të thotë se kush ia ka kërkuar” – tha Basha.

Sipas Bashës, përfshirja e Metës në fushatë ishte shkatërrimtare për LSI dhe me kosto për PD. Duke theksuar se nuk ka hapur “front lufte” me Metën, kreu i PD u shpreh se përplasjet e fundit me të kanë ardhur pasi ka vendosur të thotë të vërtetat, “troç”.

“S’kam hapur front me Metën. Jam pyetur për episode të caktuara dhe kam thënë mendimin tim, gjërat që kam thënë me diplomaci dikur, do i them troç tani. Është e pamohueshme në PD dhe LSI që futja e Metës në fushatë, mënyra si u fut në fushatë, ishte shkatërrimtare për fushatën e LSI dhe me kosto për PD” – deklaroi kreu i PD.

Edhe pse ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar largimin e tij nga drejtimi i PD, Basha nuk e quan atë kundërshtar të tij. Të gjithë këtë situatë të krijuar në PD pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar, Basha thotë se ish-kryeministri po e përdor për interesa personale. Armik të vetëm të tij, Basha ka quajtur kryeministrin Edi Rama.

“Duke qenë i vetëdijshëm për këtë, duke pasur përgjegjësinë si kryetar i demokratëve është përgjegjësia ime të orientoj aksionin te problemet reale të shqiptarëve. Berisha s’është kundërshtari im dhe s’do ishte në këtë pozitë. S’ka qenë ndonjëherë dhe nuk është kundërshtari im. Është sebep për ta përdorur PD për interesa personale dhe në dëm të interesave të demokratëve. Rama padiskutim është kundërshtari i Shqipërisë i  të ardhmes europiane. E vërteta e vetme është se Shqipëria është vendi më i korruptuar, i inkriminuar, i  varfër, me nivel të papunësisë” – shtoi Basha.

Kujtojmë se për herë të parë presidenti e ka sulmuar publikisht kryetarin e Partisë Demokratike më 8 dhjetor, duke zbardhur sipas tij prapaskenat që çuan në anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Meta tha se ishte në Gjermani kur Basha i shkoi atje për t’i kërkuar anulimin e zgjedhjeve pasi situata po dilte nga kontrolli pas protestave të dhunshme. Këto deklarata të Metës erdhën pasi Basha nga foltorja e Kuvendit e bëri Metën pjesë e të ashtuquajturit ‘Trekëndëshi i Bermudës’ bashkë me Ramën dhe Berishën. 

Etiketa: deklaratatFushateIlir MetaLSILulzim BashamashtrimePDshkaterrimtare

Lajme të lidhura

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?
Breaking Views

(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?

18:26 - 19/12/25
Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur
Breaking Views

Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur

18:11 - 19/12/25
Para
“Nata e Bardhë”, zbulohen këngëtarët dhe lokacionet ku po festohet

“Nata e Bardhë”, zbulohen këngëtarët dhe lokacionet ku po festohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com