GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rubiales e “paska ves”, del video ku i kërkon lojtares që…

18:35 - 23/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rubiales e “paska ves”, del video ku i kërkon lojtares që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata e Luis Rubiales, presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, vazhdon të përkeqësohet nga dita në ditë.

Numri 1 i futbollit spanjoll, është vënë në epiqendër të kritikave për sjelljen e tij skandaloze pas fitores së Kupës së Botës nga kombëtarja e femrave të Spanjës.

Ai puthi në buzë futbollisten Jeni Hermoso, duke bërë të shpërthejë një skandal i mirëfilltë.

Shumëkush në Spanjë ka kërkuar dorëheqjen e tij, teksa edhe kryeministri i Spanjës ka kërkuar shpjegime, duke mos u mjaftuar me videon ku ai kërkonte ndjesë.

Në fakt, është zbuluar se Rubiales kishte tentuar në çdo mënyrë që në atë video të përfshinte edhe futbollisten që kishte puthur gjatë ceremonisë, në mënyrë që të bëhej gjithçka më e besueshme.

Natalia Torrente, gazetarja e “Antena 3”, ka zbuluar se gjatë udhëtimit të kthimit për në Spanjë, në avion Rubiales i kishte kërkuar lojtares që të shfaqej në këtë video me të.

“Posti im është në diskutim, bëje një gjë të tillë qoftë edhe vetëm për vajzat e mia. Kam nevojë që të dalim bashkë në video”, i është drejtuar ai futbollistes, sipas gazetares në fjalë.

Por ajo e refuzoi drejtuesin e federatës, edhe pse ky i fundit i shpjegoi se gjesti i tij kishe pasur pasoja të rënda mediatike dhe në Spanjë e priste në furtunë e mirëfilltë.

Edhe trajneri Horge Vilda ishte munduar të bindte sportisten, teksa kishte diskutuar edhe me prindërit e saj që ishin të pranishëm aty, por kishte marrë përsëri një përgjigje negative.

Ndërkaq, në Spanjë janë publikuar foto të tjera të sjelljeve të Rubiales pas finales, që vënë në diskutim seriozitetin e një drejtuesi të këtij rangu.

Ai shfaqet teksa mban mbi supe Atenea Del Kastijo, e cila duket e sikletosur nga kjo situatë e krijuar me presidentin e federatës.

Etiketa: RFEFRubiales

Lajme të lidhura

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore
Breaking Views

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore

20:20 - 04/02/26
Benzema “tradhton”  Ronaldon: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave
Sport

Benzema “tradhton” Ronaldon: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave

15:20 - 04/02/26
Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij
Sport

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij

12:20 - 04/02/26
Para
‘Çfarë ngjyre i ke veshur të brendshmet’, tjetër akuzë e rëndë për presidentin e federatës

‘Çfarë ngjyre i ke veshur të brendshmet’, tjetër akuzë e rëndë për presidentin e federatës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026

07:45 - 05/02/26

Dashi Mësimi juaj i sotëm do të jetë një mësim që do t’ju përsëritet gjatë katër javëve të ardhshme. Jini...

Lexo më shumë
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 5 Shkurt 2026

07:33 - 05/02/26
“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com