GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Jo thjesht në kujtim të Çabejt dhe Kokalarit, por dinjitetin e kohës

23:30 - 23/08/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 5 min
A A
“I dashur” armik apo “i urryer” kundërshtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ben Andoni

Data 13 gusht bashkon ditë-vdekjet e dy personazheve të njohur, që kanë dhënë shumë për kulturën tonë kombëtare, por më shumë se çdo gjë tjetër për dinjitetin tonë historik. Nëse do të duhej të jepeshin leksione të tilla apo të kërkoheshin modele dinjiteti (dhe këto dy personazhe janë tashmë në mendjet e atyre, që tentojnë të punojnë dhe veprojnë kurdo ndershëm), Profesor Çabej dhe Kokalari duhej të kujtoheshin rregullisht në ditë të veçanta, e të paktën njëherë në vit. Ky 13 gusht kaloi me një njoftim të thjeshtë për Prof. Çabejn dhe nga ana tjetër me një lajm, ardhur nga Arkivi i Shtetit për posedimin të tyre të shumë dorëshkrimeve të znj. Kokalari.

Në kufijtë e përditshëm, përjavshëm dhe atyre vjetorë ne kemi sinorë të ndryshëm për kujtime dhe vlerësime, por të dy këto personazhe e kanë kaluar me kohë përmasën e kohës, ku jetuan. Në shumë nga aktivitetet për ta, pas viteve ‘90 (këto ishin të shpeshtë) kushdo vraponte të bënte protagonistin duke “e zbuluar” Kokalarin apo thënë gjëra “të panjohura” për Çabejin; kemi marrë vetëm përballjen e tyre me regjimin dhe kuptohet veprimtaria e tyre, por shumë pak nga dinjiteti i tyre për kohën ku jetuan.

Çabej dhe Kokalari janë etalonë dinjiteti të padiskutueshëm për shqiptarët. Kjo të vjen ndërmend këto ditë, kur Shqipëria dhe Italia u ngritën në këmbë për pagesën e një kontoje prej 80 eurosh apo kur i gjithë vendi po merret me rrjedhën që po marrin gjykimet ndaj PPP-ve, pa i lënë frymë hetimeve dhe ku të gjithë si të ngjitur në një karusel, janë gjykues. Në këtë kohë të duket se gjithçka mban erë: në mënyrën sesi gdhihen të pasur disa “të panjohur”; cinizmin e pafre të një klase të re, pasuruar pa asnjë rregull moral; në mënyrën sesi pa turp shfrytëzohet pjesa më vulnerabël e shoqërisë; e në mënyrën e demagogjisë së pafre të pushtetit të sotëm. Mund të trillosh çfarëdo gjëje, por kjo që po ndodh në Shqipëri, e tejkalon edhe trillimin më të pabesueshëm. ”Jeta është më e çuditshme sesa trillimi”, shprehej Melvill për realitetin e tij, që në njëfarë mënyre e mendonte si një realitet të përbotshëm.

Kokalarin e kanë rrokur jo pak herë si figurë në këtë kohë dhe janë munduar thjesht t’i përmendin persekutimin (që është shumë më tepër sesa do të bënte edhe vetë trillimi), por nuk ia kujtojnë shumë dinjitetin. Dinjiteti i saj të lëbyr. Mbase është kjo që e veçon këtë grua me bashkëvendësit e saj, që e veçuan, e injoruan, e harruan, por që pas viteve ‘90 pengonin njëri-tjetrin për t’i dhënë sa më shumë njohje, kuptohet jo pak herë duke nxjerrë punën e tyre dhe afrinë e tyre. Një letër e saj të kujton realisht mosmirënjohjen tonë, por më shumë se kaq padrejtësitë tona: ”I studiova njerëzit e vrazhdë, të paditur në punën e rëndë të ndërtimit, jo me romantikën demokratike të dikurshme. Gjithë-se-kush për vete, pa asnjë shenjë solidariteti. Përkundrazi, kush e kush t’ja hedhi duke thënë se unë punoj dhe tjetri s’punon…”, shkruan krejt e hidhëruar në ditarin e saj.

Eqrem Çabej, që u nda nga jeta në Romë, më 13 gusht 1980, pati jetë të qetë që e mbushi me kontribute të jashtëzakonshme në albanologji, por shpesh me sfida nga mosmirënjohja dhe nga vogëlia e shumë njerëzve që e rrethonin. Mendohet se vepra e tij do të kishte pasur hapësira të tjera, nëse do të ndiqte punën e mësuesit të tij Joklit në Universitetin e Vjenës qysh në vitet ‘30. E tregoi veten herët. Qysh në moshën 21-vjeçare botoi një shkrim, që do t’i trandte panegjirikët e gjuhës (I kemi dhe sot): ”Kundër pseudofilologëve”. Profesori që e konsideronte gjuhësinë si shkencë ekzakte nuk linte hapësira koti dhe rezervohej shumë të fliste pa argumente të shoshitura mira dhe pa u mbështetur në referenca të provuara. Në fakt, disa nga kolegët ‘e shpërblyen’ me shumë fletërrufe, që nuk ndalonin duke e paragjykuar dhe duke e cenuar bash aty ku as nuk mund të mendohej: dinjiteti profesional dhe human. Kjo mungesë deri-diku respekti, ky harrim për së gjalli, do merrte vendin e duhur edhe nga vetë regjimi, që dinte dhe i nevojitej përmasa e tij kurse do të përmbytej pak kohë më vonë, kur shumë mundoheshin të merreshin me figurën e tij dhe me bumin e gjërave kushtuar prof. Çabejt. Nuk mungoi një pjesë tjetër që gërmuan të gjenin dhe debatet e tij për t’u munduar t’ia ulnin vlerat. Ajo që e bashkon në këtë përqasjen tonë me Kokalarin është pikërisht dinjiteti: pak herë intelektualë shqiptarë kanë pasur përmasa të tilla individualiteti sa dy këto personazhe dhe dinjitet profesional dhe human, si ata.

Në gushtin e vitit 2023 nuk pati kohë për Kokalarin dhe Çabejn. Kronikat u mbushën me numrat e turizmit, PPP-të, arrestet dhe Kryeministren italiane. Sak ato ditë, Kokalari plotësoi 40 vite nga humbja e jetës, kurse profesor Çabej në të njëjtën datë numëron 43 vite largim nga jeta dhe 115 vite (7 gusht) nga ditëlindja e tij.

E sollëm si homazh për harresën dhe sidomos mungesën e kujtesës në kohën e duhur dhe konjukturat e lodhshme në përputhje me nevojat e kohës. Kjo kohë po bjerr jo thjesht vlerën, por po bën inflamative çdo personazh, me synimin për ta identifikuar me të gjithë dhe për ta relativizuar. Politika i merr kur i duhen. Institucionet zyrtare, kur i nevojiten politikës.

Jo, nuk mund të jemi njësoj. Kurrsesi nuk mund të jemi të tillë. Por, Çabej nuk mundet sot që t’u përgjigjet kinseve, paçka se duhet ringjallur t’u përgjigjet shumë vetave, mbushur me mllefe. Ja çfarë shkruante dikur te ”Kundër pseudofilologëve”: A imponohet njeriu me sharje? Zakoni i botës së qytetëruar e do që të luftohet për ide, e jo për inate personale, për fryrjen e të cilave janë të çelura kaq gjykatore!

Sot secili në Evropën e qytetëruar, para se të merret me shkrime filologjike, i shkon mjaft vjet në bankat e universitetit, atje ku gjuha studiohet e analizohet me ekzaktitudë matematike, duke qenë se filologjia është një nga dituritë më të shtrëngueshme (severe) e më ekzakte që mund të jenë në botë.

Dhe, Kokalari, në atë pozicion të vështirë, nuk e mbaron respektin për të idhujt e saj të dinjitetit: “Unë në hallet e mia, asnjë çast nuk u ndava me mësuesit e jetës që në mes të një realiteti të mërzitshëm kam bërë çmos t’i kem pranë, për t’i bërë ballë poshtërsisë së jetës dhe padrejtësisë që më bënë, për të ngrëne një copë bukë. Shkolla e ndritur e Rilindjes nuk duhet të njolloset. Unë jam nxënëse e fundit dhe gjer në fund, gjer në vdekje do të mbetem një demokrate e thjeshtë, një punëtore e thjeshtë e punës së krahut dhe e pendës. Mendimet e errëta, shpirtngushtët, i kanë të radha rrezet e dashurisë”.

U munduam t’i bashkonim këto dy personazhe për t’i kujtuar në një in memoriam të thjeshtë e të sinqertë për dinjitetin që kërkojmë dhe duam të revokojmë por edhe mungesën e shpresës, që e kemi edhe prej njerëzve, që sot e kanë marrë peng këtë vend dhe jo pak herë përdorin dhe të tillë personazhe…por assesi jo t’i kujtojnë atëherë kur duhet. /Homo Albanicus – Panorama

Etiketa: Ben AndoniOpinion

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Parashikimi i motit për të dielën, si do të mbyllet java

Parashikimi i motit, 24 Gusht 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com