Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para pas mesnatës në aksin Sarandë-Ksamil, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet.
Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur dy turistë italianë, ndërsa në spital kanë mbërritur edhe dy persona të plagosur.
Raportohet se të plagosurit janë të dy banues në Sarandë, 16-vjeçari M. R. dhe 17-vjeçari E. Rr.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Discussion about this post